Vendimi i ri i qeverisë që nisi zbatimin ditën e sotme për mbajtjen e maskës mbrojtëse me detyrim edhe në rrugë në të kundërt qytetarët do të gjobiten, ka sjellë rezistencën e një grupi të vogël qytetarësh, të cilët kanë protestuar pasditen e sotme para Kryeministrisë. Qytetarët protestuan kundër mbajtjes së maskës me detyrim edhe në rrugë, me pretendimin se ajo nuk të mbron.  

Mes protestuesve ishte edhe Altin Goxhaj dhe Sazan Guri, ndërsa qytetartë e mbledhur hiqnin maskat e tyre dhe më pas i digjnin në një kazan në shenjë proteste.

Grumbullimi i tyre, i cili nuk lejohet sipas aktit normativ në fuqi që nga nisja e pandemisë, ka bërë që policia të bëjë disa herë thirrje për t'u larguar, thirrje që nuk është dëgjuar nga qytetarët.

Kjo ka sjellë përplasje të tyre me policisë të cilët kanë shoqëruar 6 persona, të cilët do të procedohen për tubim të paligjshëm.