Partia Demokratike kallëzon penalisht Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarëve të tjerë përgjegjës sipas selisë blue për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave të skaduara.
Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës. Kallëzimi penal i Partisë Demokratike argumenton se Ministrja e Shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor, duke urdhëruar shpërndarjen dhe përdorimin nga personeli mjekësor të maskave të skaduara prej dhjetorit 2011.
“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në kallëzim thuhet se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, të fshehjes së vërtetës, duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore, në vend të asgjesimit të tyre. Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.
Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e qeverisë, kreu i qeverisë pranoi që ato maska kanë pasur një datë skadence që ka kaluar, por vuri theksin se nuk janë të rrezikshme dhe si për të vërtetuar këtë gjë e vendosi vetë një masë të tillë. Ai sqaroi se ato kanë ardhur nga Kanadaja për një OJF shqiptare, por që nuk i mori për shkak se nuk paguan detyrimet tatimore.
Kallezimi
G.M./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.4%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
S’lane njeri pa akuzuar keta Salista, helmi i popullit. Pse nuk marrin pjese në kete lufte por vetem helmojne e vjellin vrer. Ata po luten per me te keqen e popullit vetem se duan pushtet.
Përgjigju