Si u grabitën 25 mijë € në Tiranë, zbardhet dëshmia e punonjësit të firmës

25 mijë euro iu morën punonjësit të një firme ushqimore dhe transporti në grabitjen që ndodhi ditën e mërkurë në Tiranë. Dëshmia e punonjësit Adem Spaiu ka zbuluar se dy grabitësit me motorr e kanë ndjekur atë përgjatë rrugës që ka bërë për te banka.

Zbardhet shuma e grabitur para një banke te nivelit të dytë, ditën e mërkurë në Tiranë. Punonjësi I firmës Adem Spaihu që u grabit në dëshminë që ka dhënë në Polici, është shprehur se kishte në qese 25 mijë euro dhe do të bënte disa pagesa në emër të kompanisë ku punonte. Një shumë e konsiderueshme parash, çka ngre dyshime nga hetuesit se dy personat me motor kanë patur dijeni për paratë që po transportoheshin. Kjo edhe për faktin se dy grabitësit e maskuar dhe me motorr e kanë ndjekur Adem Spahiun përgjatë rrugës që ai ka bërë për te banka.

“Pashë që dy persona po qëndronin pas makinës time rrugës kur po shkoja në Bankë, por nuk e mendova se ata do me grabisnin. Kur parkova makinën te banka te Komuna e Parisit dola dhe në dorë mbaja qesen më para. Sapo dola nga makina mu afrua njëri nga grabitësit, më qëlloi me shpullë dhe në dorë mbante një shufër hekuri. Më mori qesen duke më kërcënuar dhe u larguan me motorr”, - ka thënë në dëshminë e tij Adem Spahiu.

Punonjësi i firmës ushqimore dhe të transportit ka theksuar në dëshminë e tij se vetëm njëri nga grabitësit i është afruar ndërsa tjetri ka qëndruar te motorri.

Dy personat e maskuar dhe me motor dyshohet se u larguan në zonën e Saukut menjëherë sapo kryen grabitjen, pranë bankës së nivelit të dytë te Komuna e Parisit. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, por nuk ka bërë të mundur ende identifikimin e autorëve. Hetimet janë përqendruar edhe te punonjës së firmës ushqimore dhe të transportit që mund të kenë dhënë informacion për transportin e 25 mijë eurove.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen