Po hynte në bankë, grabitësit i marrin 7 mln lekë punonjësit të firmës në Tiranë

Rreth 7 milionë lekë i janë grabitur përfaqësuesit të një firme ndërtimi në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla” te Komuna e Parisit në Tiranë, rreth orës 15:10, vetëm pak metra larg bankës së nivelit të dytë. 

Përfaqësuesi i një firmë ndërtimi ishte duke çuar një shumë parash në bankë për të bërë disa pagesa dhe në një moment dy persona të maskur me motor janë afruar dhe e kanë goditur me mejete të forta, duke i marrë edhe qesen me lekë.

Më pas dy grabitësit janë larguar me një motor nga Rruga “Medar Shtylla” dhe dyshohet se kanë ikur në drejtim të Saukut.
Burime nga policia sqarojnë se përfaqësuesi i firmës A.S do të bënte disa pagesa në bankë dhe sapo ka dalë nga makina e tij, dy personat me motorr i kanë marrë qesen me lekë. 

Pamjet jashtë bankës ku ndodhi grabitja

“Do bëja disa pagesa për firmën. Nuk i pashë fytyrat e personave që më morën qesen me lekë. Sa dola nga makina u afruan dhe më qëlluan. Nuk e di kush mund ta ketë bërë”, - tha në dëshminë para oficerëve të Policisë punonjësi i frimës.

VIDEO nga vendi i ngjarjes

Momenti i grabitjes është filmuar nga kamerat e sigurisë të bankës, ndërkohë që policia ngriti pika të shumta kontrolli në Tiranë, për arrestimin e autorëve. 

Policia dyshon se grabitësit mund të kenë patur informacion për shumën e parave që kishte punonjësi i firmës dhe kanë organizuar vjedhjen e shumës prej 7 milionë lekësh.

Policia gjatë një kontrolli pas grabitjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'