Maskat, ‘teknologjia e jashtëzakonshme’ që fiton luftën kundër Covid? Ja si qëndron e vërteta

Maskat, ‘teknologjia e jashtëzakonshme’ që fiton luftën kundër Covid? Ja si qëndron e vërteta

Kur pas një shekulli do të pyesin se si njerëzit arritën të menaxhojnë pandeminë e Sars Cov2, dhe me çfarë teknologjie të jashtëzakonshme ndalën infeksionit, përgjigja me siguri do të jetë, njerëzit e fituan luftën fal maskave.

Saktësisht siç ndodhi me pandeminë e gripit spanjolle të vitit 1918. Po, natyrisht, shkenca ka bërë përparime të mëdha ndërkohë teksa vaksina do të vijë shumë më herët se zakonisht, por në këtë pandemi maskat po luajnë një rol vendimtar.

Por ndërkohë deklaratat e OBSH në lidhje me maskat kanë qenë shumë të kritikuara.

Fillimisht Organizata tha se maskat nuk janë të dobishme për njerëzit e shëndetshëm por të domosdoshme vetëm për të sëmurët dhe ata që i ndihmojnë.

Ndërkohë, maskat janë bërë politikë e shëndetit publik pothuajse kudo dhe disa ditë më parë ka pasur një rishikim të udhëzimeve të OBSH-së, por substanca nuk ka ndryshuar shumë: maskat rekomandohen vetëm në situata specifike, përndryshe, thuhet, ato janë të rrezikshme apo edhe të dëmshme.

Po si qëndron e vërteta?

Një studiues italian tha se maskat janë vërtet të nevojshme, por jo ato që mendojmë. Emri i tij është Massimo Marchiori, ai është 51 vjeç, prof. matematike në Padova dhe shumë vite më parë ai kishte një famë të caktuar ndërkombëtare sepse në një konferencë në Silicon Valley ai pati intuitën për të bërë një punë kërkimore  në internet dhe e ndau atë me themeluesit e Google.

Marchiori është një studiues i çuditshëm që i pëlqen të përdorë matematikën për të kuptuar se si funksionon bota. Ndër hulumtimet e tij të këtyre viteve ka një mbi sjelljen e lopëve për të bërë qumësht më të mirë, një mbi atë që e bën një ekip futbollin të mbizotërojë dhe një i tretë për gjerësinë ideale të rrugëve në qendrat tregtare për të inkurajuar klientët të blejnë.

Kur filloi karantina Marchiori vendosi të provojë të matë distancën e vërtetë fizike që duhet mbajtur dhe se si sjellja jonë ndryshon në krahasim me të tjerët nëse veshim një maskë apo jo. Kështu ai bashkëngjiti një sensor në rripin e pantallonave të tij dhe filloi të dalë rrugëve rreth Venecias.

Me bashkëpunëtorët e tij ai hartografoi rreth 12 mijë takime, veçanërisht në trotuare dhe zbuloi se maskat shërbejnë, mbase jo për të ndaluar pikat që mbartin virusin, por për të mbajtur distancat e duhura.

Në fakt, nëse takojmë dikë me një maskë, ne instiktivisht qëndrojmë larg tij, nëse ai nuk e mban maskën, sjellja jonë shoqërore ndryshon dhe ne kemi tendencën ti afrohemi personit pa maskë. Kjo është një sjellje kundërintuitive, sepse vetë maska duhet të na mbrojë dhe për këtë arsye të na lejojë të jemi më pranë të tjerëve: por me sa duket stimuli vizual na kujton që rreziku nuk ka kaluar. Më mirë të qëndrojmë larg.

"Virusi shfrytëzon qeniet tona njerëzore dhe gjithë shoqërinë. Për ta mundur atë, duhet ta kemi pranë sa më pak që të jetë e mundur"-  thotë Marchiori. Morali: distancimi shoqëror pa maska nuk funksionon

Po në verë? 

Këtë verë ne tashmë e dimë çfarë të marrim me vehte për pushime përveç kostumeve të detit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki