Likopeni është një karotenoid që i jep domates dhe shumë perimeve të tjera ngjyrën e kuqe. Sa më e fortë të jetë ngjyra e kuqe, aq më shumë veti të fuqishme kanë antioksidantët e frutit apo perimes. Domatja është një ndër burimet kryesore të këtij antioksidanti natyral. Domatja është aleatja numër 1 e lëkurave të yndyrshme.
Ajo ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Rigjeneron qelizat e dëmtuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ngadalëson procesin e formimit të rrudhave. Ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë.
Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj përthan prodhimin e yndyrës së tepërt.
Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Përveç lëkurës ajo është shumë e dobishme dhe për duart. Lëreni lëngun e domateve derisa të thahet dhe më pas shpërlajini me ujë të vakët. Rezultati do të jetë mahnitës. Një tjetër maskë me bazë domaten: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. E aplikojmë mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpërlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.