Masterat te Filologjiku,
procesi mësimor shtyhet me një javë
 

Masterat te Filologjiku,<br />procesi mësimor shtyhet me një javë<br /> 
TIRANE- Fakulteti Histori-Filologji do të shtyjë edhe me një javë nisjen e vitit akademik për studimet master. Ndryshe nga sa përcakton urdhri i ministrisë së Arsimit, dekani Rrokaj ka vendosur që të gjitha studimet e nivelit master të nisin javës që vjen. Sipas tij, vendimi ëhstë marrë për shkak të fluksit të madh të kërkesave për të vazhduar studimet për herë të parë në nivelin master që ofron ky fakultet. Po ashtu në këtë fakultet nuk mbyllur ende sezoni i vjeshtës.

"Studentët që mbarojnë Bachelor në fakultetin tonë, automatikisht fitojnë të drejtën me kërkesën e tyre të pranohen në master, kurse për studentët që vijnë nga fakultete të tjera homologe apo të përafërta për ta, kriteri i pranimit do të jetë mesatarja. Ka shumë kërkesa për marrëdhëniet ndërkombëtare, për arkeologji, histori, gjuhësi dhe sidomos për gazetari, ndaj ne kemi vendosur që të shtyjmë me një javë fillimin e procesit mësimor për t gjithë ata që duan të nisin studimet në master”, - ka shpjeguar dekani Rrokaj. Ndërkohë që në pjesën tjetër të universiteteve publike, dita e djeshme ka qenë dita e parë edhe për nisjen e masterit.

Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin