Masteri part-time, shtyhen
aplikimet, fituesit më 20 teto

Masteri part-time, shtyhen<br />aplikimet, fituesit më 20 teto
TIRANE- Këtë vit akademik do të kenë mundësi që të nisin studimet në master plot 25 mijë kandidatë. Rreth 10 mijë do të mund të nisin studimet në master shkencor dhe po aq në master profesional, ndërsa për rreth 5 mijë të tjerë janë hapur regjistrimet për master part-time.
 
Të gjithë ata që duan të nisin studimet për një master profesional part-time, do të kenë afat deri me datë 7 tetor për t’u regjistruar. Vendimi për shtyrjen e afateve të regjistrimeve për këtë cikël studimesh është marrë nga ministrja e re e Arsimit, Lindita Nikolli, që ka vendosur të lërë më shumë kohë në dispozicion të rinjve që duan të nisin këtë cikël studimesh.

Ata duhet të dorëzojnë në sekretari një fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave; (Në mungesë të diplomës të paraqesin një vertetim diplomimi); Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre.

Në dosje do të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës; 2 fotografi; Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare; Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë, "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave/Master i Arteve të Bukura", në Institucionet publike të Arsimit të Lartë. Listat e fituesve do të shpallen më 20 tetor, ndërsa regjistrimet në fakultete nga data 21-28 tetor.

Ekonomiku
Pas vendimit të ministres së Arsimit, Nikolli, për shtyrje të afateve të regjistrimeve, vetë fakultetet kanë vendosur afate të tjera. Kështu Ekonomiku, për shkak të bojkotit tre javor për ndërtimet pa leje e ka shtyrë aplikimin nga 1-10 tetor. Ndërsa ka vendosur edhe rregulla strikte se cilët kandidatë do të kenë përparësi. “Përparësitë për zgjedhjen e fituesve:

Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës; Diplomuar në universitetet e huaja; Diplomuar në universitet publike me profil ekonomik;

Diplomuar në universitetet publike me profil jo ekonomik;  Diplomuar në universitet private”, - thuhet në njoftimin zyrtar të këtij fakulteti. Ndërsa ka vendosur edhe kritere seleksionuese për përzgjedhjen e tyre. “Kriteret që do të merren në shqyrtim për shpalljen e fituesve:

Mesatarja e përgjithshme e studimeve universitare në nivelin bachelor; Vjetërsia në punë; Studentët që kanë mbaruar studimet universitare në sistemin me kohë të plotë, duhet të kenë jo më pak se dy vite eksperiencë në punë nga data e diplomimit në nivelin bachelor; Studentët që kanë mbaruar studimet universitare në sistemin me kohë të pjesshme, si rregull duhet të kenë të paktën një vit eksperiencë në punë nga data e diplomimit në nivelin bachelor”, - përfundon njoftimi i fakultetit Ekonomik.

Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj PD’, Çollaku: Duhet të gjejmë mundësi bashkekzistence

‘Kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj PD’, Çollaku: Duhet të gjejmë mundësi bashkekzistence