MAT - Drejtuesit e pushtetit lokal në komunën Lis në rrethin e Matiti, fondet publike i kanë përdorur si para pa zot, duke vjedhur me anë të skemave fiktive për shërbime të pakryera 100 milionë lekë.
Ky fakt bëhet publik nga Prokuroria e rrethit Mat e cila ka përfunduar hetimet dhe kërkon nga gjykata dënimin e 7 zyrtarëve përfshirë dhe kryekomunarin Agim Selita i zgjedhur i Partisë Demokratike.
Mes personave të pandehur rezultojnë Agim Selita kryekomunar, Dritan Farrici, Liljana Aliaj, Dashamir Panxha, Hismet Barhani, Qemal Marqeshi, si dhe Ismail Brahimetaj, zyrtarë të komunës.
Sipas prokurorisë abuzimet arrijnë deri aty sa me një tender fiktiv kjo komuna ka shpenzuar para për blerjen e 160 tonërave bojë printer, kur realisht në komunë nuk ekziston printer.
Por me firmën e zyrtarëve dhe kryekomunarit abuzime janë bërë dhe në përvetësimin e automjetit të komunës, ku një furoristradë "Land Rover" është kaluar në pronësi të Agim Selitës me një vlerë qesharake prej 125 mijë lekë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO