Banorët e fshatit Stojan në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit vijojnë të përballen me probleme. Problemi i banorëve mbetet gjendja e rrugës. Ata thonë se rruga është e pakalueshme sidomos në ditë me shi. Në këto kushte ata detyrohen t’i parkojnë makinat përgjatë rrugës që nga rruga nacionale e deri në afërsi të urës së fshatit.
Por ky nuk është problemi i vetëm për këta banorë. Ata thonë se janë ndjerë të braktisur nga të gjitha forcat politike në këto 28 vite demokraci. Fshati Stojan është ndër fshatrat më të vështirë të Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit. Banorët vazhdimisht kanë kërkuar mbështetjen e instancave vendore e qendrore, por në mungesë të mbështetjes së tyre, fshati po braktiset çdo ditë e më shumë.