BURREL - Janë helmuar 5 vetë, pasi kanë konsumuar mish pule dhe për pasojë kanë përfunduar të shtruar në spitalin e qytetit.
Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Komsi të rrethit të Matit, ku pesë anëtarë të një familjeje, edhe kushërinj mes tyre; 1 burrë, 2 gra, por edhe 2 fëmijë janë helmuar nga konsumimi i mishit të prishur të pulës.
Familjarët janë helmuar gjatë një gostie në shtëpinë e tyre, pasi kanë gatuar pulën e prishur, të blerë në një dyqan në fshat.
Shkaku i helmimit nga mishi i pulës rezultoi pas kontrollit mjekësor, ndërsa mësohet se gjendja e të helmuarve paraqitet jashtë rrezikut.
Drejtoria e shëndetit publik në këtë qytet është vënë në dijeni të këtij rasti dhe ka marrë monstrat për të bërë analizat.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com