MAT – Një i sëmurë mendor, i armatosur me armë zjarri, ka terrorizuar pasditen e sotme fshatin Baz të Matit. 44-vjeçari Paulin Lepri është nervozuar kur ka parë disa lopë të hyjnë në pronat e tij. Për këtë arsye, ai ka marrë armën dhe ka shtënë duke vrarë një lopë dhe ngritur në këmbë fshatin.
Policia është njoftuar menjëhërë nga banorët e zonës dhe ka nisur kërkimin e tij, pasi ai, pasi ka shtënë është fshehur në mal.
Lepri banonte në Laç, por pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja, ishte rikthyer në fshatin e lindjes.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com