Disa prej familjeve të dëmtuara nga tërmeti i të shtunës në fshatrat Dukagjin dhe Derjan të Matit, iu janë montuar çadrat nga forcat e ushtrisë. aktualisht numri i banesave të pabanueshme është 8, ndërsa vijojnë verifikimet. Familjarët që kanë kaluar natën në çadër, kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi nuk mund të qëndrojnë gjatë aty.
Ata shprehen se është shumë e vështirë me fëmijë të vegjël të jetosh nën çadër, ndërsa vetë janë të pafuqishëm ekonomikisht për të rindërtuar banesat, të cilat aktualisht nuk kanë asnjë siguri për qëndrimin e tyre brenda.
Ndërkaq, janë tetë grupe në terren që po verifikojnë dhe vlerësojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 Gushtit, i cili la pas shumë probleme për banorët e qarkut të Dibrës.