MAT- Dy persona nga fshati Rukaj janë proceduar penalisht nga policia, D.R, 32 vjeç, banues në Rukaj, dhe A.D, 33 vjeç, banues në Rukaj. Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Plan i Bardhë, Klos, janë konstatuar që me një mjet eksavator po kryenin gërmime në tokë me qëllim për të zbuluar mineral. Policia sekuestroi mjetin 'eskavator’.
Ndërkohë filloi procedimi penal në gjendje të lirë për dy persona e lartpërmendur. Ndërsa materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale "Shpërdorim toke", kryer në bashkëpunim.
Komento