MAT - Pas Dukagjinit policia është qëlluar me armë në zonën Matit, ku policia kishte shkuar për të ndërmarrë një operacion për asgjësimin e parcelave me kabanis. Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave ende të paidentifikuar në afërsi të malit të Qafë Shtamës, ku policia kishte shkuar për të kontrolluar dhe asgjësuar parcelat me kanabis.
"Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur 30 minuta" informon Daniel Shehu, gazetari ynë në Mat. Forca të shumta të policisë po patrullojnë vendin, ndërkohë që janë bllokuar nga policia të gjithë kryqëzimet. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur të lënduar. Autorët kanë dashur të pengojnë policinë të vazhdojnë operacionet për kërkimin e parcelave.
Rreth orës 13: 40 korrespondenti ynë në Mat informon se policia ka hyrë në zonën ku pati shkëmbim zjarri, në zonën e Qafë Shtamës.
Dy personat që kanë qëlluan mbi policinë kanë qenë me veshje ushtarake e maska dhe janë larguar drejt malit. Ata ruanin parcelat me kanabis. Policia kërkon përforcime nga Tirana në zonë për kapjen e autorëve. Pesqë furgonë policie janë aktualisht në vendin e ngjarjes
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dje policia u qëllua në Dukagjin