MAT- Një punonjës i OSHEE është arrestuar në flagrancë nga policia e qarkut të Dibrës për korrupsion pasiv ndaj një pronari të një fabrike mermeri në Mat. Dilaver Kurti ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen e ndodhur të martën e 15 shtatorit ku një punonjës në bashkëpunim me 4 të tjerë i kanë shkëputur me pinca vulat e matësit të energjisë elektrike e më pas i ka kërkuar një shumë prej 50.000 lekësh për moskallëzim të veprimit që sipas tyre pronari e kishte kryer vetë.

Kurti i cili rezultonte shumë i rregullt me detyrimet ndaj kompanisë në bashkëpunim me policinë ka inskenuar situatën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të punonjësit Idriz Driçi.
 
 Ngjarja sipas Prokurorisë
Në ambientin e biznesit të personit me inicialet D.K janë paraqitur të martën e 15 shtatorit 5 persona të prezantuar si punonjës të OSHEE duke i kërkuar verifikimin e matësit të energjisë elektrike. Gjatë procesit të verifikimit të aparatit pronari ka konstatuar se një nga punonjësit ka shkëputur me pinca dy vula të matësit.

Me pas nje nga personat ne fjale e ka kërcenuar se do ta fuste në burg, kurse tjetri i ka thënë se do ti kërkonte pagimin e detyrimeve, te cilat për shkak te pajisjesjeve te punës kerkonin pagimin e një shume te madhe lekesh. Pas kesaj bisede, ky person i fundit i ka kërkuar pronarit  të bisedonin privatisht duke i kërkuar të paguajë një shumë prej 50.000 lekësh që të mbyllte gjithë situatën dhe meqë pronari i ka thënë se nuk i kishte kanë rënë dakord të takohen të nesërmen
 
Pas komunikimit në telefon pronari ka pranuar të japë lekët ndërkohë pronari me punonjës të policisë kanë arritur nje marrëveshje mbi bazen e se ciles do të kryehej një veprim stimulues
 
Kallzuesi ka pranuar ti jape personit shumen prej 50.000 lekesh, të kërkuar nga ky i fundit, por ndërkohë me autorizim të prokurorisë është kryer përgjim i fshehtë fotografik, filmik, me video dhe audio i takimit te shtetasit Dilaver Kurti pronarit me Idriz Driçin me detyrë specialist i O.SH.E.E. dhe veprimi i simuluar eshte pergjuar, vezhguar dhe rregjistruar.
 
Ndodhur ne keto kushte me qellim identifikimin e rrethanave qe lidhen me ngjarjen dhe pergjegjesine penale, me autorizim te Prokurorise se rrethit gjyqesor Mat eshte kryer pergjimi i fshehte fotografik, filmik, me video dhe audio i takimit te shtetasit Dilaver Kurti me shtetasin Idriz Driçi, me detyren specialist i O.SH.E.E. dhe veprimi i simuluar eshte pergjuar, vezhguar dhe rregjistruar.
 
Gjatë këtij veprimi eshte fiksuar fakti se Idriz Driçi ka marrë nga Dilaver Kurti shumen prej 50.000 lekesh. Pas marrjes së kësaj shume Drici është futur ne automjetin e punes dhe me pas eshte ndaluar nga ana e forcave te policise se Drejtorise se Policise se Qarkut Diber duke u arrestuar në Flagrancë


Redaksia online
(s,m.shqiptarja.com)