Mat, RENEA “kreh” zonën ku policia
shkëmbeu zjarr për hashashin

Mat, RENEA “kreh” zonën ku policia<br />shkëmbeu zjarr për hashashin
MAT- Forcat e policisë së Matit dhe ato RENEA-s kanë “krehur” zonën e Qafë Shtamës, duke kërkuar personat që qëlluan ndaj tyre, në përpjekje për të mbrojtur parcelat ku kishin mbjellë hashash. Pavarësisht kërkimeve, ende nuk është arritur të gjendet një gjurmë nga rojet e kanabisit që qëlluan ndaj policisë.
 
Shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe kultivuesve të drogës dy ditë më parë, gjatë aksionit të policisë për zbulimin e parcelave të mbjella me kanabis.
 
Dy ditë më parë, FNSH dhe policia lokale asgjësuan çdo bimë narkotike që u zbuluar në parcelat e kësaj zone.
 
Gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk janë shënuar të lënduar, ndërkaq nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e personave që shkëmbyen zjarr me policinë.
 
Aktualisht forcat RENEA dhe të FNSH kanë rrethuar zonën e Qafë Shtamës, dhe po punojnë për kapjen e personave që qëlluan drejt tyre në tentativë për të mbrojtur parcelat e mbjella me kanabis.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp