MAT - Aksident rrugor në aksin Burrel-Klos në afërsi të vendit të quajtur Shkëmbi i Kuq në rrethin e Matit.

Sipas policisë, tre persona kanë mbetur të plagosur tre persona si pasojë e përplases së dy automjeteve, tip Mercedes Benz. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit.

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin dy automjetet, njëri prej tyre me targa të huaja. Emrat e të plagosurve ende nuk bëhen të ditur.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)