MAT- Ka ndërruar jetë njëri prej fëmijëve të helmuar, pasi konsumoi kërpudha në rrethin e Matit. 12-vjeçare me iniciale A. Gj. ka vdekur në Spitalin Ushatarak, 3 ditë pasi u helmua bashkë me 3 pjesëtarë të tjerë të familjes, prindërit dhe vëllain e saj, në fshatin Pleshtë të rrethit të Matit.
Pas 3 ditë qendrimi dhe trajtimi në spital, 12-vjeçarja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, për shkak të helmimit nga kërpudhat e konsumuara.
Ndërkohë, gjendja e tre personave të tjerë të familjes të cilët përfunduan në spital për të njëjtën arsye shfaqet më e mirë. Aktualisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po marrin mjekim në ambjentet e shtëpisë.
Po sot, tre banorë të tjerë të këtij fshati, të moshës 27 vjeç, 35 vjeç dhe 40 vjeç, u helmuan nga kërpudhat dhe ndodhen në spitalin e Burrelit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com