Matematika, përgjigjet e
sakta për të gjitha pyetjet

Matematika, përgjigjet e<br />sakta për të gjitha pyetjet
Ditën e djeshme u zhvillua provimi i tretë i maturës shtetërore, matematika. Gazeta publikon sot skemën e saktë të përgjigjeve për tezat kryesore të matematikës. Maturantët duhet të kenë dhënë përgjigje si këto më poshtë, ose të përafërta.

Eskpertët e Ministrisë së Arsimit thonë se maturantët do të marrin pikë për çdo përgjigje të sakte. Edhe në rastet kur nuk është zgjidhur në mënyrë përfundimtare ekuacioni, por një pjesë e tij, do të merret pikë. Testi kishte 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa ishin me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje ishin me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet në total me 50 pikë.

Ashtu si në provimin e Gjuhë-Letërsisë edhe gjatë provimit të matematikës ka dalë teza e provimit. Në rrjetet sociale ka dalë varjanti B i tezës i provimit.
Provimet me zgjedhje

Ndërkohë kanë ngelur për tu zhvilluar edhe provimet me zgjedhje. Në këto provimi maturanti praqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse.

Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së saktë. Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike.



  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora