TIRANË- Marrëveshja ndërmjet PS dhe PD për listat e kandidatëve për deputetë ka nisur të materializohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme, 22 janar, KQZ miratoi aktin ku parashikohet renditja e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit duke parashikuar që, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur, pra në total 186 kandidatë.
Sipas këtyre ndryshimeve, vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit. Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura.
Dokumenti i KQZ i siguruar nga Report TV, ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura.
Ja si ndahen mandatet
Në Berat që ka 7 mandate, për çdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar, dhe 5 nga lista e hapur.
Në Dibër 5 mandatet ndahen kështu: 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura.
Në Durrës 14 mandatet ndahen kështu: 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur.
Në Elbasan 14 mandatet ndahen kështu: 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur.
Në Fier 16 mandatet ndahen kështu, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 16 nga lista e hapur.
Në Gjirokastër 4 mandatet ndahen kështu: 1 deputet del nga lista e fiksuar, 3 nga lista e hapur.
Në Korçë 10 mandatet ndahen kështu: 3 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 7 nga lista e hapur.
Në Kukës 3 mandatet ndahen kështu: 1 deputet del nga lista e fiksuar, 2 nga lista e hapur.
Në Lezhë 7 mandatet ndahen kështu: 2 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 5 nga lista e hapur.
Në Shkodër 11 mandatet ndahen kështu: 4 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 7 nga lista e hapur.
Në Tiranë 37 mandatet ndahen kështu, 12 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 25 nga lista e hapur.
Në Vlorë 12 mandatet ndahen kështu: 4 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 8 nga lista e hapur.
Sipas Kodit, për çdo parti garuese, mandat do të fitojnë të parët ata që janë në listën e mbyllur, dhe brenda listës së mbyllur do të respektohet renditja e paracaktuar nga kryetari i partisë.
Nëse partia/koalicioni fitojnë mandate në atë qark, më shumë se sa ka emra lista e mbyllur, atëherë do të fitojnë mandat sipas radhës, më të votuarit nga lista e hapur.
Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse gratë nuk janë votuar sa duhet.

SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
15.8%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqipëria me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon', Basha: Mos pranoni t’ju trajtojnë si dele, më 11 Maj keni në dorë ndryshimin
7 Shkurt, 10:31
-
Thoma Gëllçi: Pse nuk duhet lejuar votimi me dokumente të huaja?
6 Shkurt, 22:55
-
Bardhi: Jemi vonë për primaret në PD! SPAK organizatë kriminale? Kreu i grupit kundër Berishës: Ka prokurorë me integritet, pres hetime për Ballukun
6 Shkurt, 22:19
-
Spahiu në Report Tv: Lista 'non-grata' s’mund të hiqet selektive! Mund të anulohen për gjithë botën, por jo vetëm për Berishën
6 Shkurt, 22:07
-
Vota e diasporës/ Balliu e PD: Të votojnë edhe ata me dokumente të huaja, janë shqiptarë! Demalia: Nuk përmbysin dot rezultatin
6 Shkurt, 20:05
-
Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?
6 Shkurt, 19:37
-
Vota e Diasporës/ Nuk mungon as kafeja ‘alla turka’! Vijojnë gabimet e emigrantëve me adresën në KQZ, Celibashi apelon të ndjekin udhëzimet për regjistrimin
6 Shkurt, 18:22
-
Bardhi merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’: Bota do jetë më e sigurt tani që ‘dëgjova’ fjalimin e Trump
6 Shkurt, 16:55
-
Diaspora pret votat e Kuvendit! PD vë kushte, Basha-Alibeaj 'JO' Kodit Zgjedhor! Në KQZ dyzim për ID-të e huaja
6 Shkurt, 15:50
-
Zgjedhjet/ Diaspora edhe 26 ditë regjistrim, 125 mijë aplikime! Miratohen 97 mijë kërkesa, refuzohen 28 mijë emigrantë
6 Shkurt, 15:16
-
Zaloshnja: Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?
6 Shkurt, 15:02
-
Trump do dëbojë emigrantët e paligjshëm, aktivisti në SHBA: Ka ardhur me dorë të hekurt! Ata që kanë bërë krime do largohen të parët
6 Shkurt, 14:39