Çdokush e do të bukurën, por në një spital duhet të diferencojmë se cila është e bukura e parë. Në Maternitetin e Vjetër, Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik «Mbretëresha Geraldinë», ka lule, bar, është i lyer nga jashtë dhe ky ambjente të tërheq. Por çfarë bëhet në brendësi në frontin e punës, aty ku i shërbehet jo vetëm syrit, por edhe trupit dhe shpirtit? Mund të them me plot gojën që bëhet shumë pak (ose asgjë). Në evolucionin e këtyre 15 viteve të fundit numri i shtretërve në të gjithë maternitetin dhe sidomos në Klinikën e Obstetrikës u pakësua në mënyrë drastike dhe ky fakt ka sjelle një problem madhor në shërbimin ndaj grave që lindin dhe fëmijëve të porsalindur, duke e dëmtuar shumë atë.
Nënat dhe fëmijët e porsalindur dalin para kohe nga spitali dhe nuk marrin shërbimin që u takon. Duke mos mjaftuar kjo, ditët e fundit u vendos të riprishet informacioni dhe dhoma e vizitave në katin e parë të obstetrikës, ambjente të cilat janë inauguruar me bujë të madhe para pak vitesh, pas rikonstruksionit. Në vend të tyre po bëhet një dyqan për shitje mallrash të ndryshme. Pra Ministrit të Shëndetësisë dhe Drejtorit të Institucionit, nuk u nevojitet përmirësimi i shërbimit ndaj nënave dhe fëmijëve të porsalindur, por u intereson shitja e mallrave në një dyqan brenda institucionit shëndetësor.
Në politikat shëndetësore, për të gjykuar për cilësinë e shërbimit spitalor, një vlerë të madhe ka numri i shtretërve dhe ambjentet e shërbimeve mjekësore. Kjo ndodh në të gjithë botën e përparuar, ndërsa tek ne po ndodh e kundërta. Me javë të tëra në mbledhjen e mëngjesit të stafit mjekësor, përveç diskutimeve për problemet e pacientëve, u bë shqetësues dhe diskutimi për mungesen e vendeve në klinikën e obstetrikës dhe neonatologjisë. Mjekët e ngrinin çdo ditë këtë shqetësim, por ishte dhe është e pamundur që të ndreqet.
Eshtë kërkuar ndihma e drejtorisë dhe ministrisë, por pa rezultat. Dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ambjentet e shërbimit për të sëmurat, jo vetëm që nuk plotësohen, por prishen dhe transformohen në dyqane. Kujt i shërbën ky dyqan? Çfarë fshihet nën fasadën e këtij dyqani? Asnjëherë nuk u diskutua në stafin mjekësor një shkatërrim i tillë. Përse në këtë spital bëhet gjithë kjo propagandë për t’u shërbyer nënave që lindin, për të luftuar korrupsionin duke vendosur afishe të mëdha marramendëse në fasadën e qendrës universitare nga më të nderuarat në Shqipëri jo vetem sot, por në të gjithë historinë e saj?
Përse shpërdorohen gjithë këto fonde, por nuk përdoren për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të nënave dhe fëmijëve të porsalindur? Vlen të përmendet që të vetmet katër dhoma në të cilat është përmirësuar cilësia e hotelerisë, kanë qenë ekskluzivisht në dispozicion të ish drejtorit të maternitetit, apo ministrit aktual të shëndetësisë dhe të 200 pacientëve të tij, ndërsa 6000 nëna të tjera që lindnin duhet të merrnin shërbim vetëm në 12 dhoma pa këto kushte hotelerie. Këtu është e qartë se preokupimi kryesor ka qenë dhe mbetet klientela personale dhe interesi personal. Asgjë për pacientet të cilat nuk ishin të klinikës private.
Nuk duhet të shohim oborrin e spitalit për të vlerësuar se çfarë ndodh brenda. Situata është tejet kritike, dhe në çdo moment mund të lindin probleme madhore me pacientet dhe fëmijët e porsalindur, të cilët herë pas here vendosen edhe dy në një inkubator në reanimacionin e neonatologjise. Si mund t’u shërbehet dy fëmijëve në një inkubator? E palejueshme nga ana profesionale. Ka ardhur koha të mos shohim bojën e fasadës dhe barin e oborrit për të vlerësuar menaxhimin spitalor, por cilësinë e shërbimit ndaj grave dhe fëmijëve të porsalindur, si është përmisuar, sa është investuar, ku ka arritur dhe si mund të ndryshojë në drejtimin pozitiv.
Në mbarë Europën ka spitale mbi 200-vjeçare dhe asnjë nuk merret me fasadat, por me brendësinë. Eshtë pikërisht kjo mënyrë të gjykuari e të menduari që ka lejuar evolucionin profesional dhe ka përmirësuar cilësinë e shërbimit. Tek ne është harruar përse ekziston materniteti, përse shërben materniteti, kush është qëllimi i tij, a ka paciente në të.
Kanë investuar shumë për ambientin e jashtëm, për imazhin personal, për gjëra të pavlera dhe shumë pak për atë që është kryesore, duke mos e vleresuar nënën dhe fëmijen veç se përpara kamerave dhe gazetarëve.
Farsa e këtij falsiteti, e kësaj psikologjie regresive, represuese, e këtij marketingu bosh, e vlerësimeve të fryra dhe anakronike, mohimi i trashëgimnisë profesionale institucionale, kane influencuar me tërë egërsinë e tyre në mos-zhvillimin profesional në këtë spital universitar.
Ministri i shëndetësisë dhe Drejtori i Maternitetit të Vjetër duhet të pranojnë përgjegjësinë për këtë shkatërrim të ambjenteve dhe harxhimeve të fondeve në një sens negativ, duke cënuar akoma më shumë shërbimin ndaj nënës dhe fëmijës në këtë spital universitar, i cili ka një histori të vjetër dhe me vlera të medha profesionale dhe jo një histori 10-vjeçare prishjesh, rregullimesh, inaugurimesh, lyerjesh, mbjellje bari, riprishjesh dhe represioni profesional.
*Shefi i Shërbimit të Obstetrike Gjinekologjisë
Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
/Shqiptarja.com