Materniteti i Gramshit në kushte skandaloze, nënat e reja bëjnë eko në klinika private

Godina e Maternitetit të Gramshit  ndodhet në kushte skandaloze dhe e amortizuar aq sa i ftohti depërton në sallën e operacionit dhe atë të lindjeve. Për gjendjen nuk ankohen vetëm pacientët por edhe mjekët. 

Mjeku Hekuran Kume, e cilëson këtë gjendje në maternitet një skandal. Ai thotë se mungojnë kushtet më elementare. Dritaret janë të kalbura dhe mjeku reanimator mungon prej vitesh, ndërsa shton se nuk kanë munguar edhe rastet që fëmijët janë sëmurur sapo kanë ardhur në jetë. Për të bërë një eko, nënat e reja i drejtohen klinikave private, ose qytetit të Elbasanit. 

Edhe nëndrejtori i spitalit të Gramshit ankohet për kushtet e vështira të punës. Edhe më herët ai ka denoncuar publikisht dhe ka kërkuar ndërhyrje nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe nënat e reja ankohen për kushtet qe ka materniteti, ato thonë se në mbrëmje dhomat janë të ftohta, të cilat bëhen shkak që fëmijët e tyre të sapolindur të marrin të ftohurën.

Në maternitetin e Gramshit lindin mbi 200  fëmijë në vit. Spitali i rrethit të Gramshit ka njohur investime vetëm nga donatorë të huaj e privat. Një prift katolik gjerman ka investuar për rikostruksionet e urgjencës dhe lavanterisë, si dhe për kardiokirurgjinë, ndërsa pavionet e tjera të spitalit lënë për të dëshiruar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • red: 10/10/2018 17:13

    Shqiptarja.com me reportazhet e saj ndihmon ne dhume aspekte sicual shendetsire dhe behet faktir i permiresimit te tyre . Bravo oer misionin humanitar qe beni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase