/ATSH/. - Lothar Mateus, legjenda e futbollit gjerman, mendon se Marco Reus duhet të transferohet në Bayern Munich, shkuan gazeta Express.

E ardhmja e Marco Reusit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në botën e futbollit. Lojtari i Borussia Dortmundit është shumë i kërkuar nga klubet e mëdha europiane si, Real Madrid, Barcelona, Manchester United etj.

Ndersa Mateus mendon se ylli gjerman, Marco Reus, duhet të transferohet në Bayern Munich.

"E rëndësishme është që ai të qëndrojë në Bundesligë. Do të ishte për të ardhur keq nëse ai transferohet në Spanjë ose Angli", ka deklaruar 59-vjeçari për Sky.

"Uli Hoeness dikur tha se ishte detyra e Bayernit për të blerë çdo lojtar të ekipit kombëtar gjerman. Kjo është arsyeja pse unë isha i habitur nga shitja e Toni Kroos në Real Madrid për të blerë Xabi Alonso, i cili është nëntë vjet më i vjetër. Për të ardhmen, Kross mund të ketë qenë zgjidhje më të mirë", ka deklaruar ai.

Mateus thotë se Bayerni do të filloje me blerje të reja, pasi duhet të mendoje për të ardhmen, nderkohe qe  Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Frenk Riberi e Arjen Roben janë në përfundim të karrierës.