Mati merr çmimin e parë në Festivalin
Folklorik të Rapsodëve "Lezhë 2016"

Mati merr çmimin e parë në Festivalin<br />Folklorik të Rapsodëve
Ansambli i "Matit" nderohet me çmimin e parë "Dervish Shaqa" në Festivalin e 9-të Folklorik Tipologjike Kombëtarë të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullore, Lezhë 2016. 

Ky festival u zhvillua në datat 24-25 nëntor dhe priti 14 grupe konkurruese dhe disa përshëndetëse nga shumë treva e Shqipërisë. Ansambli Folklorik Mati u paraqit me "Kanga e Hysenit të Vogël" kënduar nga Xhevrie Vata, në lauri Ikli Punavija, "Me lot bukën tue gatue", kënduar nga Jola Muça, shoqëruar nga Xhevrie Vata dhe Xhoana Kalthi, "Zani i trimave t'Kosovës", kënduar nga Shkëlqim Farrici dhe grupi i burrave, ndërsa në Melodi Instrumentale u luajt nga Orkestrina Popullore e Matit. Materialet e paraqitura nga matjanët u pritën me entuziazëm nga publiku në sallë.
 
Ansambli Folklorik "Mati", duke respektuar tipologjinë e festivalit, solli vlera burimore të folklorit të trevës së Matit dhe u konsiderua nga shumë pjesëmarrës si grupi më i mirë, gjq që u vendos edhe nga juria duke u vlerësuar me trofeun më të lartë, çmimin "Dervish Shaqa".
 
Kjo pjesëmarrje cilësore vjen pas organizimit me sukses të edicionit të II të Festivalit të Këngës Epike Lirike (4-5 nëntor) dhe asaj "Oda Dibrane 2016", suksese të bazuara edhe në bashkëpunimin e ngushtë të drejtueses së Ansamblit, Denisa Vata me pararadhësin Sokol Meta, artistë e studiues, bartës të folklorit, këngëtarë dhe interpretues të instrumentave popullore.
 
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtarë i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullore, u organizua nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës. Në këtë festival morën pjesë 170 artistë nga 14 rajone të vendit si dhe grupe të ardhura nga Kosova, shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilët konkurruan në dy netë për të qenë me të pëlqyerit e jurisë.
 
Artistët Matjanë në Festivalin Folklorik
Ymerr Neli
Bajram Doda
Asllan Cibaj
Shaban Cibaj
Enver Kurti
Xhavit Dishani
Adriatik Aliaj
Xhulio Barjoti
Alfred Murra
Igli Panavia
Fatjon Bruçi
Glaiger Farrici
Shkëlqim Farrici
Xhevrie Vata
Jola Muça
Xhemal Aliaj
Xhoana Kalthi

mati
mati
(Ansambli i Matit)

mati cmimet
(Çmimi i parë për ansamblin e Matit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën