Matmuja me “One Night's Anger” do
të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong

Matmuja me “One Night's Anger” do<br />të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong
KAPENHAGEN- Prej një jave është publikuar në faqen zyrtare të Festivalit Europian të Këngës, që do të mbahet në Kopenhagen të Danimarkës, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë.

Hersi Matmuja është ajo që ka ‘prerë biletën’ për të përfaqësuar Shqipërinë në evenimentin më të madh të këngës evropiane në edicionin e 59 që do të mbahet në datat 6, 8 dhe 10 maj.

Hersi Matmuja do të këndojë në natën e parë gjysmëfinale, pra në 6 maj në versionin anglisht, “One Night's Anger.”

Kënga me titull “Zemërimi i një nate” me vargje të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Genti Lakos doli fituese e Festivalit të RTSH-së, në natën finale të 28-dhjetorit të vitit të kaluar. Hersi Matmuja u përzgjodh mes 16 këngëtarëve të tjerë nga një juri prej 7 anëtarësh.

Matmuja është 24 vjeçe. Ka lindur në Kukës, por nga viti 2009 jeton në Romë ku ka studiuar për kanto në konservatorin e Santa Cecilias. Pavarësisht moshës së re, ajo ka marrë pjesë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar 5 herë.

Nga viti 2010, edhe pse jeton në kryeqytetin italian, është ngjitur në skenë në të gjitha edicionet e festivalit të këngës në Tiranë e dhjetorin e shkuar, me pjesëmarrjen e saj për të pestën herë, fitoi çmimin e parë duke u bërë përfaqësuesja e radhës. Vitin e kaluar, vendi jonë u përfaqësua nga Adrian Lulgjuraj and Bledar Sejko me këngën 'Identitet', por nuk arriti të ishte njëra prej këngëve finaliste.

FAKTE RRETH EUROSONG
Çdo vit më shumë se 125 milionë njerëz e ndjekin Festivalin;
 
Noel Kelehan është legjenda e Eurosongut. Ai është kompozitori i 5 këngëve fituese të Irlandës (1980, 1987, 1992, 1993 dhe 1996);
 
Dirigjenti Dutch Dolf van der Linde ka kompozuar 7 këngë për shtetet të ndryshme (Belgjikë, Gjermani, Irlandë, Luksemburgu, Holanda , Suedia dhe Zvicër);
 
Johnny Logan ka fituar Festivalin tri herë. Në 1980, 1987 dhe 1992;
 
Norvegjia është shteti që është pozicionuar në fund të listës 10 herë, më shumë se çdo vend tjetër. Vitet e pafat kanë qenë 1963 , 1969 , 1974 1976 , 1978 , 1981 , 1990 , 1997 , 2001 dhe 2004;
 
Megjithatë, Norvegjia është shpallur tre herë fituese e festivalit (1985, 1995 dhe 2009);
 
Irlanda ka fituar 7 herë, Luksemburgu, Francë, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar 5 herë;
 
Në vitin 2001, u shënua audienca më e madhe që ka ndjekur Eurovision Song Contest;
 
Pothuajse 38,000 vetë u mblodhën në stadiumin ‘Parken’ të Kopenhagit në Danimarkë  për të dëshmuar fitoren e parë të Estonisë;
 
Në vitin 2011 në festival morën pjesë 43 vende, më shumë se çdo vit tjetër;
 
Në 60 vjet festival janë kënduar më shumë se 1 mijë këngë;

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)