Presidenti i Italisë Sergio Mattarella me propozim të Ambasadës Italiane në Tiranë, ka nderuar me titullin kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë regjizorin shqiptar Roland Sejko, për kontriburtin e tij kulturor në fushën e kinemasë duke ndihmuar në njohjen e dy vendeve reciproke Itali-Shqipëri.
‘Titulli i dokumentarit të parë ’’Shqipëria’’ i cili ilustron marrëdhëniet mes dy vendeve ka qenë tema kryesore e punës time. Shqipëria është vendi që italianët e kanë parë nga larg në mënyrë ideale. Materialet e arkivit 'Luce' kanë qenë një pikë kryesore kontakti dhe ndihme. Fillimisht kanë qenë marrdhëniet mes dy vendeve deri në vitet 45’ duke vijuar më pas me ndërprerjen e komunizmit dhe duke i rilidhur kontaktet në vitet 90'', është shprehur Sejko.
Ky çmim pritet të jepet këtë të premtë nga ambasadori Alberto Cutillo, në ambjentet e ambasadës italiane në Tiranë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com