Mattarella: Qeveri teknike ose zgjedhje të reja
Një qeveri e përkohshme, e përbërë nga personalitete të pranuara nga të gjithë.
Presidenti italian, Sergio Mattarella
Një qeveri e përkohshme, e përbërë nga personalitete të pranuara nga të gjithë. Është kjo zgjidhja që propozon presidenti italian, Sergio Mattarella pas raundit të fundit të negociatave për zhbllokimin e krizës politike që ka përfshirë vendin.
Sipas tij, nuk ka më shpresa për krijimin e një aleance funksionale dhe Italia nuk mund të presë më për lidershipin. Dy muaj pas zgjedhjeve të 4 marsit, që nuk patën një fitues të qartë, kreu i shtetit i kërkoi liderëve politikë të mbështesin qeverinë teknike, të paktën deri kur të miratohet buxheti në 31 Dhjetor.
Mattarella tha se alternativa tjetër do të ishin zgjedhjet e reja në verë ose vjeshtë, por mbajtja e tyre para vitit 2019, sipas tij do ta ekspozonte Italinë ndaj rreziqeve të shumta. Presidenti nuk propozoi ndonjë emër për qeverinë teknike, por theksoi se pjesëtarët e saj nuk do të lejohen të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe se do të dorëhiqeshin nëse në parlament do të krijohej një shumicë politike para votimit të ri.
Përpjekja për t’i dhënë jetë një koalicioni mes qendrës së djathtë dhe lëvizjes ‘5 yjet’ rezultoi e pasuksesshme. Propozimi i lëvizjes ‘5 yjet’ për të krijuar një shumicë me Lega Nord nuk gjeti mbështetje, ashtu si mundësia e një aleance mes tyre dhe Partisë Demokratike. Ndërkaq ka qenë gjithmonë e qartë pamundësia e një marrëveshjeje mes qendrës së djathtë dhe Partisë Demokratike. Nuk ka më asnjë shpresë për krijimin e një qeverie përmes një marrëveshjeje politike.
Presidenti italian, Sergio Mattarella
Presidenti italian nuk mundi ta fshehë frustrimin, pasi për javë të tëra u përpoq të zhbllokonte ngërçin që pasoi votimin e 4 marsit, ku koalicioni i qendrës së djathtë, siguroi 37 % të votave, lëvizja ‘5 yjet’ 32 %, ndërsa Partia Demokratike në pushtet vetëm 19 %, duke regjistruar rezultatin më të dobët në historinë e saj.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3042
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij
21 Dhjetor, 17:59
-
Itali/ Po trafikonin 60 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohen 3 shqiptarët
20 Dhjetor, 16:02
-
Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi
20 Dhjetor, 15:51
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor, 11:16
-
GOLAT/ Kristjan Asllani shënon direkt nga goditja e këndit, Interi 'likuidon' Udinesen dhe shkon në çerekfinalet e Kupës
20 Dhjetor, 08:32
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor, 15:59
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08