Matteo Mandala:Ngushëllimet e botës
arbëreshe për prof. Shaban Demiraj

Matteo Mandala:Ngushëllimet e botës<br />arbëreshe për prof. Shaban Demiraj
Prof. Matteo Mandalà, nga Hora e Arbëreshëve, shef i Katedrës së Albanologjisë, Universiteti i Palermos, Itali, ka dërguar ngushëllimet për ikjen nga jeta të akademik Shaban Demiraj. Ai shkruan:

“Sapo mora lajmin shumë të hidhur: U nda prej nesh prof. Shaban Demiraj, dikur kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, gjuhëtar i shquar, autor i një varg kryeveprash në fushën e historisë së gjuhës shqipe, më të vëllimshmen "Gramatikë historike e gjuhës shqipe" në krye. Prof. Shaban Demiraj ishte studiues i pasionuar i autorëve arbëreshë, botues i Këngës së sprasme të Balës.  Profesori ishte mjeshtër i madh i formimit të brezave të tërë të gjuhëtarëve shqiptarë e të huaj. Ishte mik i imi personal. Ngushëllimet e botës arbëreshe, të Katedrës albanologjike të Universitetit të Palermos e të miat personale familjes së profesorit të dashur e të nderuar; ngushëllime për humbjen e babait të shtrenjtë mikut e kolegut tim të shtrenjtë, prof. Demiraj, si edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Albanologjia botërore humbi një nga bijtë e saj më të shquar! Ajilimono! Të prehesh në paqe i dashur prof. Shaban; nuk do të të harrojmë kurrë!” 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë