Matura 2020/ Dalin data...ja kur mund të plotësohen formularët A1 dhe A1Z

TIRANË- Ka nisur procesi i Maturës Shtetërore 2020, për plotësimin e formularit A1,A1Z.

Prej datës 15 nëntor deri më 13 dhjetor  maturantët bëjnë fillimisht aplikimin në portalin qeveritar e-albania, dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore” në periudhën 18 nëntor-13 dhjetor.

Pas plotësimit të formularëve, maturantët do të kenë mundësi të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi.

Maturantët e gjimnazeve kanë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve më zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndë dhe shkollat e mesme profesionale kanë mundësi të zgjedhin mes 37 lëndë me zgjedhje.

Plotësimi i formularit A1 për maturantët aktualë dhe formularit A1Z për maturantët e viteve të kaluar bëhet online, brenda ambienteve shkollore, me ndihmën e një mbikëqyrësi të ngarkuar nga drejtoria e shkollës.

Maturanti plotëson të dhënat personale dhe ato shkollore. Në të dhënat shkollore, një pjesë plotësohet nga mbikëqyrësi.

Ministria e Arsimit ka ashpërsuar rregullat për të gjithë maturantët që do t'i nënshtrohen provimeve gjatë 2020.

Maturantët që do të konstatohen me celularë gjatë provimit, do të përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore, dhe kanë të drejtë t'i japin ato vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t'i ridhënë në vjeshtë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS