Matura 2021/ Dalin notat e testit të matematikës, Kushi: Ulëm kufirin minimal të kalueshmërisë! 1,820 maturantë kanë marrë notën 10

Matura 2021/ Dalin notat e testit të matematikës, Kushi: Ulëm kufirin minimal të kalueshmërisë! 1,820 maturantë kanë marrë notën 10

Janë publikuar ditën e sotme rezultatet e provimit të matematikës të Maturës Shtetërore 2021. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila njoftoi po ashtu se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Ndërkohë, ajo nënvizon se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

"Të dashur maturantë, sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10", shkruan Kushi.

Kujtojmë se maturantët në të gjithë vendin u ngritën në protestë pa sprovimit të matematikës, duke e konsideruar atë shumë të vështirë dhe se teza ishte e formuluar gabim. Ata i bënë kërkesë Ministrisë së Arsimit që të ulte pikëzimin që behet për ndarjen mes notave, kërkesë e cila u plotësua.

(Kliko këtu për të parë rezultatet e provimit të matematikës )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena