Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e Gjuhës së Huaj, tashmë janë bërë publike.
Provimi i Gjuhës së Huaj, është i pari me të cilën maturantët u testuan, para 11 ditësh më 3 qershor në të gjithë gjimnazet e vendit.
Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 26616 maturantë. 952 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Kalueshmëria për këtë provim është 96.42% ndërsa nota mesatare është 7.28.
Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.
Ditën e hënë, maturantët u testuan në Gjuhën Shqipe dhe më tej pritet të testohen në Matematikë dhe në lëndën me zgjedhje.
Matura Shtetërore 2024 Rezultatet e provimit Gjuhë e Huaj
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ne kohen tone kishim vetem hartimin,gjuhe-letersine dhe matematiken.Te marresh 4 ne matematike dhe e kuptoj se eshte e veshtire dhe kam pare nxenes te 10-es qe te behen /meit/para e pas atij provimi,por te marresh 4 ne gjuhe te huaj,apo gjuhe-letersi me duket absurde! Tani, ka qe ja shkrepin (jane te shkelqyer) ne lendet ekzakte dhe jane bernut ne lendet e lehta si gjuha vendase dhe e huaj,historia,letersia,apo gjeografia,s.d.q,nuk jane dhe aq te veshtira sa te mos katranosesh nje 5 ose 6-te,sa per te kaluar!
Përgjigju