TIRANE- Ministria e Arsimit ka parashikuar ndryshime në procesin e Maturës Shtetërore dhe pikërisht në administrimin e provimeve. ndërkohë sa i përket mënyrës së testimit, vështirësisë së tyre apo hartimit ajo do të jetë e njëjtë ashtu sikurse edhe vite më parë. Burime nga Ministria e Arsimit, pohojnë se ndryshimet do të kenë të bëjnë vetëm me menaxhimin teknik të ambienteve, ku zhvillohen provimet. Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit mendojnë se administrimi i Maturës Shtetërore është një prej abuzimeve më të mëdha ndaj dhe paralajmërohet për rritje të ndjeshme të nivelit të survejimit gjatë provimeve.
“Do të ketë penalitete të ashpra për abuzuesit, deri në heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë kohe. Por të gjitha këto do të vendosen në një periudhë të dytë pasi shumë shpejt do të nisë një debat për të zgjedhur mekanizmat e duhura” pohon Nora Malaj, zv/ministre e arsimit. Ndërkohë, studentët që do të pranohen në universitete duhet të testohen në katër provimeve dy me detyrim dhe dy me zgjedhje. Ministria e Arsimit në udhëzimin e ri ka shtuar dhe një tjetër provim të detyruar, gjuhën e huaj. Nota e këtij provimi nuk do të ndikojë në vlerësimin final por thjesht maturanti do të pajiset me një certifikatë shtesë, që vërteton se ai e ka kryer këtë testim.
Ky testim përveçse do të japë të dhëna se si është niveli i nxënësve për gjuhën e huaj, do të tregojë edhe nivelin e mësuesve të cilët japin këto lëndë.
E ndërsa aktualisht MAS ka përcaktuar piketat kryesore për Maturën Shtetërore, nga ana tjetër ka nisur diskutimin për reformimin e Arsimit të Lartë, ku tashmë është ngritur edhe grupi i punës. Ky grup pune do të punojë me terma teknikë për drejtimet që duhet të ndjekë arsimi i lartë, i cili duhet të ketë autonomi në financa, por edhe në drejtimin strukturor të saj. Projekti që do të nxirret nga ky Komision do të jetë afatgjatë përtej mandateve politikë të qeverive dhe do të japë një vlerësim edhe mbi çështjen e financimit të universiteteve, një skemë e cila pritet të ndryshojë rrënjësisht arsimin e lartë.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com