TIRANE- Vitin e ardhshëm kur pritet të hyjë në fuqi edhe ligji i ri i arsimit të lartë, do të ketë një sërë ndryshimesh në pranimet në universitete. Përveç vendosjes së notës mesatare në minimalisht 6 për tre vitet e para, maturantët të cilët do të aplikojnë për të hyrë në vitin akademik 2015-2016 në universitete, duhet të bëjnë aplikim 9 muaj para se të mbarojnë shkollën e mesme, në një prej 4 agjencive të reja që do të ngrihen, pikërisht në Agjencinë Kombëtare të Aplikimit në Universitet. Çdo maturant i cili do të kandidojë për në universitet, qofshin këto private apo publike duhet të aplikojë pranë agjencisë duke shprehur 3 zgjedhjet e tij, për të ndjekur studimet e larta.
Pranimet
Çdo maturant apo kandidat i cili do të ndjekë universitetin vitin e ardhshëm akademik, pikërisht atij 2015-2016 do t’i nënshtrohet të tjera procedurave të pranimit. Me hapjen e Agjencisë Kombëtare të Aplikimit Universitar (AKAU) e cila do të jetë një agjenci që do të reformojë hyrjen në arsimin e lartë, duke përmirësuar standardin e rekrutimit të studentëve. Kjo agjenci do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe do të ketë këtë funksione kryesore, pikërisht organizimin e aplikimit studentor, matrikullimin, provimin e shtetit dhe menaxhimin e databesave universitare dhe studentore.
Sa i përket rekrutimit të maturantëve për në universitete kjo agjenci tashmë e ka të qartë funksionin dhe mënyrën se ata do të pranohen. “Detyra kryesore e kësaj agjencie është organizimi i aplikimit universitar për çdo kandidat dhe çdo institucion, qoftë ky publik apo privat. Çdo kandidat duhet të dërgojë formën e aplikimit, nëntë muaj përpara se të mbarojë shkollën e mesme, ku të ketë përcaktuar tri zgjedhjet e tij”, thuhet në draftin për ndryshimet në arsimin e lartë. Sa i përket nivelit të pikëve që duhet të fitojë kandidati ato do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa çdo universitet harton kriteret e vet shtesë për përzgjedhjen e studentëve. Më pas është agjencia ajo që kryen edhe kontrollin e të dhënave të deklaruara, si dhe të procedurave të ndjekura nga aplikantët. Ajo u komunikon universiteteve emrat e kandidatëve fitues sipas programit të studimit.
Agjencia
Agjencia ka për detyrë, gjithashtu, të krijojë një databazë të dhënash, të plotë për çdo universitet, për programet e studimit dhe diplomat/certifikatat që lëshohen, të vërë në dispozicion të publikut informacionet e nevojshme për të bërë transparencën lidhur me procedurat e ndjekura për pranimet, diplomimet, etj.
Po kështu, kjo agjenci është përgjegjëse edhe për krijimin e një baze të dhënash kombëtare të të diplomuarve dhe studentëve që po ndjekin universitetet publike dhe private. Agjencia i krijon akses online universiteteve, për të hedhur të gjitha të dhënat e studenteve dhe karrierës së tyre shkollore, duke i ofruar IAL-ve mundësinë e printimit të certifikatave të notave në çdo moment, etj. Nga ana tjetër, universitetet, të detyruara nga ligji, duhet të mbajnë të përditësuar bazën e të dhënave, e krijuar me të dhënat e kandidatëve dhe karrierës së tyre akademike, përfshi dhe të dhënat për pedagogët e angazhuar në mësimdhënie në IAL-në përkatëse. Sipas draftit mbajtja e këtyre të dhënave do të eliminojë abuzimet, siç janë hasur deri më tani dhënia e diplomave të pamerituara apo ato të falsifikuara. Në ligj parashikohet edhe ngritja e tre agjencive të tjera një prej tyre do të jete ajo e financimit, për kërkimin shkencor dhe ajo e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Shkrimi u publikua sot, 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arsimi i lartë, PD-LSI bashkojnë votat kundër draftit, Vasili: S'ka risi