Matura, Provimi i anglishtes
ja çfarë do përmbajë testi

Matura, Provimi i anglishtes<br />ja çfarë do përmbajë testi
Në datën 5 qershor do të zhvillohet provimi i detyruar i gjuhës së huaj. Gazeta publikon sot programin orjentues të Anglishtes, ku do të nxirren edhe pyetjet që do të ketë testi.

Ditën e hënë rreth 38 mijë maturantë do t'i zhvillojnë provimin e detyruar të anglishtes.

Testi për provimin  e Anglishtes do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.

Testi do të vlerësohet me 50 pikë. MAS u bën apel kandidatëve që të mos kopjojnë pasi në të kundër rrezikojnë pezullimin.

“Maturanti praqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së saktë. Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike”, thuhet në Rregulloren e Ministrisë së Arsimit.
 
Vlerësimi
Do të jetë Agjencia Kombëtare e Provimeve që do të shpall skemën e vlerësimit te testit, jo më vonë se sa tri orë pas përfundimit të provimit të anglishtes. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar