Nisur nga fakti që Matura Shtetërore është konceptuar si një vlerësim i standardizuar i arritjeve të nxënësve në shkollën e mesme, shtrohet pyetja: A është Matura Shtetërore një sistem i drejtë vlerësimi për njohuritë e nxënësve?A është matura shtetërore matësi i vërtetë i vlerave, njohurive dhe aftësive të nxënësve?
Provimet e maturës dëshmojnë për thellësinë e njohurive të marra gjatë ciklit të studimeve në shkollën e mesme?
Rezultatet e nxënësve në provimet e maturës a përfaqësojnë një nga treguesit kryesorë të cilësisë dhe performancës së sistemit arsimor, sidomos kjo lidhur me synimin për pajisjen e nxënësve me njohuri dhe shprehi të afta për përballimin e sfidave e kërkesave të kohës nga ana e tyre?A është e suksesshme matura shtetërore? Provimet e maturës janë pasqyra e punës së mësuesve dhe punës që kryhet në shkollat e mesme publike apo jopublike në Shqipëri? Përse duhet luftuar që Matura Shtetërore të mos konsiderohet si një proces abuziv dhe i korruptuar, vlerësimet e të cilit janë të padrejta dhe jo objektive.
Janë këto disa pyetje, të cilat lindin vazhdimisht gjatë zhvillimit të procesit mësimor, por edhe gjatë zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore, për të cilat me të drejtë specialistë të arsimit, por edhe vetë nxënësit kanë shprehur kontestimet e tyre.
Pikërisht Për të kuptuar më mirë problematikat që shoqërojnë Maturën Shtetërore sikundër dhe impaktin e saj në arsimin e lartë do të trajtojmë disa propozime në lidhje me përmirësimin e procesit të zhvillimit të provimeve të maturës do të prekim në këtë shkrim...
Në shkrim duam të trajtojmë periudhën parapërgatitore për provimet e Maturës Shtetërore, zhvillimin e provimeve, vlerësimin dhe shpalljen e rezultateve sikundër dhe përvojën dhe performancën akademike të studentëve të arsimit të lartë të cilët kanë udhëtuar përmes Maturës Shtetërore. Po ashtu duam të trajtojmë edhe probleme, të cilat lidhen me formulimin e testeve, korrigjimin e tyre, por edhe ruajtjen e sekretit të tezës...
Matura Shtetërore është një prej procesve më të rëndësishme në sektorin e arsimit shqiptar. Pesha e saj përcaktohet njëherazi në rëndësinë që ajo ka në përcaktimin e rrugëtimit të mëtejshëm arsimor të të rinjve si dhe në ndikimin në cilësinë e arsimit të lartë.
Matura Shtetërore është një proces voluminoz dhe i ndërlikuar, por në parim një përgjigje e pranueshme se ka të bëjë me përmbushjen e parimit meritë – preferencë, ndërtimin e një standardi kombëtar të arsimit parauniversitar, krijimin e një treguesi të njësuar rreth cilësisë së institucioneve arsimore.
Përvoja e mbi një dekade e shkollës sonë në arsimin e mesëm në Shqipëri na ka mësuar se Matura Shtetërore nuk mund të konsiderohet si një ishull i vetmuar, larg ndikimit të paaftësisë së institucioneve për të administruar mirë politikat kombëtare, e imunizuar nga prirjet e individëve për të përfituar në kurriz të rregullave dhe të drejtësisë sociale, apo e paprekshme nga mendësia e përgjithshme e shmangies së sistemit për të ecur më shpejt në terma personalë.
Vazhdimisht janë hasur raste, në të cilat konstatohen probleme të shumta lidhur me administrimin e Maturës Shtetërore, të lidhura këto si me procesin e përgatitjes për provimet ashtu dhe me administrimin e tyre sikundër dhe me procesin e vlerësimit dhe shpalljes së rezultateve. Të gjitha këto kanë një rëndësi të veçantë, pasi proceset në fokus kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e maturantëve sikundër dhe në perspektivën e shoqërisë shqiptare, pasi arsimi i lartë përgatit burime njerëzore të kualifikuara me peshë të rëndësishme në përcaktimin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.
1-
Matura Shtetërore është një sistem i krijuar kohët e fundit në lidhje me provimet përfundimtare të nxënësve (17, 18 ose 19 vjeç) në mbarimin e shkollës së mesme. Kjo, Matura Shtetërore, aplikohet në disa vende dhe në vitin 2005 u krijua në Shqipëri si një projekt, i cili bën kategorizimin e nxënësve sipas vlerave.
Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, i cili përbëhej nga dy-tre pjesë provimet (me shkrim dhe me gojë Letërsi, Matematikë me shkrim dhe me gojë dhe me shkrim dhe me gojë Fizikë ). Matura Shtetërore që nga ky vit përbëhet nga tre provimet e detyrueshme (me shkrim Matematikë, Letërsi, Anglisht ) dhe dy provime të tjera . Këto dy provime fundit janë zgjedhur nga ana e nxënësve nga një grup lëndësh, si Kimi, Biologji, Fizikë, Anglisht, Histori, Gjeografi dhe Sociologji, Filozofi - Ekonomi etj.
Nga përzgjedhja e dy lëndëve me zgjedhje në provimin e maturës shtetërore varet nga preferenca e tyre universitare. Secili universitet i zgjedh vet preferencat shkencore ose sociale dhe lëndët e preferuara. Këto preferenca u lajmërohen nxënësve para kohe. Një student duhet të ketë parasysh këto në preferencat e deklaruara nga fakultete të ndryshme kur zgjedhin dy lëndë. Mesatarja e këtyre provimeve do të llogarisin si 80% e pikëve. Mirëpo këto nuk janë të vetmet që mirren në konsideratë. Merret në konsideratë edhe mesatarja nga tre vitet e arsimit të mesëm që përfshin 20% të mesatares të përgjithshme.
2-
Matura Shtetërore është një sistem vlerësimi, i cili që prej vitit 2012 rregullohet me akte nënligjore të bazuara në ligjin nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, neni 51. Aktet nënligjore në fuqi, deri në daljen e akteve të tjera, janë Udhëzimet e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, si më poshtë:
- “Rregullore për Procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”- Datë 07.01.2013
- Udhëzim nr.35 “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore” - date 27.11.2012
- “Masat për transportimin e maturantëve/ kandidatëve gjatë provimeve të MSH 2012”
- “Procedurat e njësimit të dëftesave/ diplomave të shkollave të mesme të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit” datë 19.01.2012
- “Masat për zhvillimin e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2011” datë 26.07.2011
Që prej vitit 2006 e deri në vitin 2012, kur doli ligji i ri për arsimin parauniversitar, Matura Shtetërore është rregulluar me udhëzime të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës të bazuara në vendimet e Këshillit të Ministrave, VKM 78, datë 08.02.2006 dhe VKM 876, datë 03.11.2010.
Parapërgatitja për Maturën Shtetërore
Parapërgatitja për provimet e maturës shtetërore është një proces tepër i thellë, i rëndësishëm dhe po aq i ndërlikuar. Qe varet nga faktorë objektivë dhe subektivë. Nga përvoja ime si drejtues i njërës prej shkollave më të suksesshme në Vlorë mund të theksoj disa konstatime që kanë të bëjnë me këtë fakt:
- Siç është vënë re edhe në vitet e mëparshme, ka pasur një përqëndrim të theksuar mbi rregullat dhe detyrat e maturantëve, ndërkohë të drejtat e tyre nuk sqarohen aq sa duhet. Një shembull është qasja e përgjithshme e maturantëve ndaj këshillimit falas të ofruar në shkollë, që shihet më shumë si shprehje e vullnetit të mirë të mësuesve sesa si e drejtë e nxënësve.
- Mungesa e koherencës ndër vite vazhdon të krijojë probleme të shumta që nga parapërgatitja e deri te rezultatet e nxënësve. Kjo qëndrueshmëri duhet të reflektohet jo vetëm në programet dhe kurrikulat, por edhe në reformat e ndërmarra. Një nga sugjerimet do të ishte: më pak ndryshime gjatë të njëjtit cikël të shkollës së mesme dhe konsolidimin ndër vite të një sistemi të besueshëm.
- Rëndësia rëndësia kushtuar mesatares (20%) është tejet e ulët. Ky konsensus udhëhiqet nga perceptime se është e padrejtë që puna gjatë gjithë viteve të vlerësohet aq ulët. Vlerësimi i ulët për mesataren e shkollës së mesme është edhe faktori kryesor në inkurajimin e dukurisë shqetësuese të prioritarizimit të lëndëve të Maturës Shtetërore dhe lënien pas dore të lëndëve të tjera.
- Duke u nisur nga rëndësia që ka nota e Maturës Shtetërore (në krahasim me mesataren) për pranimin në shkollat e larta, administrimi i provimit merr një rëndësi të veçantë, por duket se këtij procesi nuk i është kushtuar vëmendja dhe serioziteti i nevojshëm, duke qenë se pjesa më e madhe e problemeve raportohen në këtë fazë të procesit.
- Konsultimet falas të ofruara nga shkollat nuk kanë mundur të zëvendësojnë kërkesën për kurse private. Disa nga problemet që janë identifikuar në këto konsultime falas janë: 1) ato zhvillohen në grupe relativisht të mëdha dhe koha në dispozicion për nevojat e secilit është e pamjaftueshme; 2) mësuesit nuk janë të motivuar të punojnë jashtë orarit pasi nuk paguhen për këto konsultime që ofrojnë; 3) orari në të cilin zhvillohet konsultimi, në përgjithësi, është ose shumë herët në mëngjes, ose shumë vonë mbasdite, gjë që e bën atë të papërshtatshëm për t’u ndjekur nga maturantët. Ndoshta një zgjidhje e pranueshme do të ishte konsultimet ditëve të shtuna, në orë të caktuara dhe jo vetëm për lëndët e provimeve, por edhe për lëndët e tjera bazë, në mënyrë që ato të mos zhvlerësohen e lihen pas dore jovetëm nga nxënësit, por edhe nga mësuesit, të cilët priren për vendosjen e notave fiktive...
Administrimi i provimeve
Po kaq i rëndësishëm është edhe administrimi i provimeve të maturës shtetërore, ambientet e zhvillimit të provimit, përdorimi i celularëve në sallat e provimeve, etj. Qe të shmangen difektet, gabimet, por edhe rastet abuzive e korruptive duhet:
- Përvoja ka identifikuar raste kur maturantët janë pranuar në provim edhe pse nuk kanë pasur dokument identifikimi me vete. Një praktikë e tillë konsiderohet delikate, duke qenë se mund të krijojë shteg për abuzime, të cilat do të lejonin hapësira që persona të tjerë të mund t’i nënshtroheshin provimit në emër të dikujt tjetër.
- Është konstatuar se megjithëse në pjesën më të madhe është aplikuar një procedurë e mbledhjes së celularëve, një pjesë e konsiderueshme e maturantëve kanë mundur të komunikojnë përmes celularit (si edhe internetit në celular) me persona të tjerë jashtë mjediseve të provimit.
- Gjithashtu, pjesa më e madhe e maturantëve, mësuesve, prindërve dhe administratorëve të provimit kanë deklaruar se gjatë provimeve të Maturës Shtetërore ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes maturantëve në lidhje me zgjidhjen e provimeve. Madje janë raportuar raste kur vetë administratorët, në vend që ta ndalonin këtë fenomen, kanë luajtur rolin e ndihmësit duke kaluar zgjidhjet e ushtrimeve nga një maturant tek tjetri.
- Ka rezultuar se administratorët e provimeve janë caktuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale (DAR) për të monitoruar provimet e Maturës në qytetin ku ata banojnë apo ku japin mësim, duke rritur kështu shanset për konfliktin e interesit dhe abuzime e korrupsion.
- Përmes metodave cilësore të kërkimit është synuar t’i shkohet në thellësi çështjes së keqadministrimit të provimeve dhe ka rezultuar se shpesh administratorët e provimeve gjenden në një situatë të vështirë ku nga njëra anë u duhet të përballen me presionin shoqëror, përballë të cilit gjenden të pambrojtur dhe nga ana tjetër nuk kanë asnjë nxitje për të kryer punën e tyre me korrektësi.
Mjediset e provimit
Mjediset e zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore duhet të jenë të tilla qëtë garantojnë të gjitha kushtet optimale për zhvillimin sa më normal të provimit. Duhet të jenë të ndriçuara, të ajrosura, por edhe të garantohet në to siguria e zhvillimit normal e të drejtë të provimit, në mënyrë që ky provim të mos degradohet dhe të konsiderohet si i korruptuar dhe abuziv.
Mirë do të ishte të merreshin masa për t’i zhvilluar provimet në salla të mëdha, të cilat të monitorohen me kamera.
Përdorimi i celularëve
Një nga mënyrat më të zakonshme të përdorura për kopjim/komunikim gjatë zhvillimit të provimeve të MSH-së është përdorimi i celularit. Sipas Rregullores, përdorimi i celularit është i ndaluar kategorikisht nga maturantët. Nga pikëpamja administrative, gjatë hyrjes në provim, maturantët i nënshtrohen një procesi të dorëzimit të celularëve, por ka edhe raste kur celularët nuk dorëzohen dhe përdoren për kopjimin e përgjigjeve që u dërgohen njerëzve të jashtëm.
Pavarësisht numrit të vogël të celularëve të kaluar ne sallat e provimit, është një fenomen shqetësues, gjithsesi.
Në mjediset ku zhvillohet provimi, mund të instalohet përkohësisht një teknologji që e bën të pamundur përdorimin e celularëve. Për shembull, mund të përdoren pajisje të llojit “zhurmues”. Kjo do të eleminonte komunikimet e mundshme nëpërmjet celularit.
Përdorimi i kamerave të lidhura me internetin është këshilluar, gjithashtu, për të evituar abuzimet dhe për të pakësuar presionin mbi administratorët e provimeve dhe mësuesit. Gjithashtu do të propozonim që masat e rrepta të garantimit të sigurimit të provimeve të të gjithalëndëve dhe jo “shkujdesje” në provimet e mëvonshme.
Propozime mbi parapërgatitjen dhe administrimin e Maturës Shtetërore
- Është i nevojshëm një program i strukturuar dhe periodik trajnimesh për mësuesit që do të ofrojnë këshillim dhe orientim për maturantët. Ky trajnim duhet të shtrihet në të gjitha fazat e përgatitjes për provimet e MSH-së, përfshirë edhe plotësimin e formularëve, si dhe orientimin rreth preferencave të degëve të studimit.
- Të merren masa për ta bërë të mundshëm prezantimin e universiteteve publike te maturantët, në mënyrë që këshillimi i karrierës të kthehet në një program të qëndrueshëm dhe efektiv. Disa masa të përshtatshme mund të ishin caktimi për çdo universitet publik i një fondi të veçantë për prezantimin e programeve te studimit në shkollat e mesme të zonës më të afërt (në varësi të qytetit ku ndodhet universiteti publik). Gjithashtu, një portal me materiale informuese dhe prezantuese (qoftë edhe materiale audiovizuale) mund të prodhohen nga universitetet publike për t’u vënë në dispozicion të maturantëve.
- Një qasje e mirë në të ardhmen do të ishin përpjekjet për të motivuar nxënësit dhe për t’i informuar që herët mbi provimet e maturës. Për këtë ndoshta do të ishte më mirë që Programi i Maturës Shtetërore, mbi të cilin do të përgatiten maturantët, të vihet në dispozicion që në muajin shtator, duke u dhënë atyre kohën e nevojshme për t’u përgatitur. Motivimi i nxënësve në fillimet e arsimit të mesëm, si dhe një informacion i vazhdueshëm mbi vlerën e një procesi të rregullt, mund të ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore.
- Duket se këshillimet falas të ofruara nga shkollat nuk kanë tërhequr interesin e nxënësve më të “dobët” kryesisht për shkak të nivelit të ndryshëm që paraqesin nxënësit në grupet që ndjekin orët e këshillimit. Kjo mund të shmanget në të ardhmen duke organizuar klasa për nxënës me vështirësi ose mangësi në dije. Në këtë mënyrë, ulen gjasat që nxënësit e dobët t’i bazojnë pritshmëritë e tyre te shkelja e rregullave të Maturës Shtetërore (kopjimi, komunikimi mes maturantëve, përdorimi i celularit etj.).
- Propozojmë marrjen e masave për të bërë efektive këshillimet falas të ofruara nga shkolla duke përfshirë reduktimin e ngarkesës mësimore për mësuesit që ofrojnë këto këshillime, si dhe marrjen e masave për t’i realizuar ato në orare të përshtatshme për nxënësit. Gjithashtu, në mënyrë që ky këshillim të jetë më efektiv, rekomandohet zhvillimi i tyre në grupe të vogla dhe sipas nivelit arsimor të nxënësve. Ndërkohë propozojmë që konsultimet të fillojnë që në muajin shtator- tetor, duke ndihmuar kështu në shpërndarjen e ngarkesës përgjatë vitit.
- Propozojmë që mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme të zërë një përqindje më të lartë në pikët totale (të jetë më shumë se 20%), duke ndikuar kështu në forcimin e rolit të shkollës së mesme, si dhe në vlerësimin e rezultateve shkollore të siguruara në një periudhë më të gjatë nxënieje dhe testimi.
- Në mënyrë që të zvogëlohet çdo mundësi për daljen e pyetjeve të provimit, si edhe çdo dyshim mbi këtë proces, rekomandojmë që t’i jepet fund praktikës ku disa punonjës izolohen për disa ditë për hartimin e tezës përfundimtare. Përdorimi i një programi kompjuterik që përzgjedh në mënyrë rastësore pyetjet bazuar në një fond paraprak pyetjesh do të ishte një zgjidhje e përshtatshme dhe praktike. Gjithashtu, njëri nga propozimet mund të kishte të bënte me hartimin e disa tezave të ndryshme për të njëjtin provim, duke ulur kështu mundësitë e kopjimit gjatë provimeve.
*Drejtues i gjimnazit “Perla”- Vlorë
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com