Duke ndjekur zhvillimet e fundit në lidhje me arsimin parauniversitar, bie në sy i njëjti vullnet i pakuptimtë i aktorëve politikë për ta ndryshuar, “përmirësuar” dhe arnuar sistemin e maturës shtetërore për të 8-in vit rradhazi. Është hera e tetë, që matura shtetërore ndryshohet për të zhvilluar një konferencë më shumë, apo për kapriçot dhe ambicjet e politikanit të radhës, duke e shndërruar këtë sistem në ankthin e 50 mijë maturantëve dhe 100 mijë prindërve çdo vit, të cilët duhet të ndryshojnë kahun e studimit çdo vit, çdo moment për çdo ndryshim të parëndësishëm të formës, përmbajtjes apo sistemit.
Si çdo vit, qoftë edhe nga pushteti paraardhës, këtë herë u fol për shtimin e një lënde, gjuhë e huaj, me detyrim në nivelin minimal B2 dhe shtimin e lëndëve me zgjedhje, të cilat nuk janë pjesë e programit mësimor. Ky udhëzim vjen një javë para daljes së formularit A1 dhe për maturantin nuk ka asnjë efekt pozitiv, veç stresit të dyfishtë dhe mbingarkesës së paparalajmëruar. Po për vetë sistemin, a përbëjnë këto ndryshime një përmirësim real?
Absolutisht jo! Mendoj se këto ndryshime janë eksperimente të vakëta, të cilat nuk u japin zgjidhje problemeve reale të sistemit siç janë: transparenca e procesit, përgjegjësia e administratorëve të provimeve apo edhe siguria e tezës. Përkundrazi, rrisin tensionin e maturantit, çorientojnë formulën e llogaritjes së pikëve dhe minojnë gjithë sistemin parauniversitar. Këto akte, politike apo teknike qofshin, duhet të jenë të përgjegjshme dhe të studiuara, për të mos e shndërruar çdo vit maturën shtetërore në laborator dhe nxënësit në kavje, për të mos ndryshuar sisteme për kapriço politikanësh apo për të bërë “copy paste” standarde nga të huajt.
Ne kemi një histori të dhimbshme të sistemit arsimor, ku të gjithë e dimë se sasia po vret cilësinë, ku korrupsioni dhe mungesa e transparencës janë prezente, por duhen hapa të matur, të cilët të hidhen nga politikanë të maturuar, që kanë si qëllim perfeksionimin e sistemit dhe jo fasadën e institucionit që përfaqësojnë, politikanë që projektojnë ligje duke pyetur ekspertët, grupet e interesit dhe jo anëtarët dhe kryetarët e partisë. Vetëm kështu mund të shkojmë drejt një sistemi statik, të qëndrueshëm dhe europian të arsimit parauniversitar dhe universitar.
Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com