Maturantët kanë paralajmëruar se do të protestojnë ditën e nesërme në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit. Mbetet e paqartë se cila është arsyeja që ka revoltuar nxënësit, por në thirrjen e tyre thonë se hartimet e tezave kanë qenë skandaloze.

Edhe para disa ditësh, një grup i vogël nxënësish u mblodhën para Ministrisë së Arsimit ku kërkonin ripërsëritje të testit. Nxënës që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, thonin se pyetjet ishin jashtë programit. Ata kanë deklaruar se programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit, siç ishin ekosistemet.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 17 qershor provimit të Matematikës dhe me 24 qershor provimeve me zgjedhje. 

Ndërkohë kanë dalë përgjigjet e të gjitha tezave, përveç atyre me zgjedhje. Në provimin e gjuhës së huaj, 861 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 611 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Në Gjuhë-Letërsi, vetëm 4 maturantë kanë arritur që të marrin notën 10.00, teksa kanë ngelur 383 maturantë në total. Ndërsa 234 maturantë, 230 më shumë se vitin e kaluar, janë vlerësuar me 10.00 në provimin e matematikës