Aplikimet për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore 2026 do të hapen në datat 5-7 maj. Njoftimin e ka bërë ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Aplikimet mund të dorëzohen nga ora 08:00-16:00 përmes platformave online.
Provimi i gjuhës së huaj do të mbahet më 2 qershor, më 9 qershor provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më 16 qershor provimi i matematikës dhe më 23 qershor provimi me zgjedhje.
Komento
Komente











