Ministrja Kumbaro u pyet në lidhje me pamjet që kanë shqetësuar prindërit ditët e fundit ku gra të mbuluara janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë dhe komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur. Ajo theksoi se nuk ka nevojë për panik teksa shtoi se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.

"Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Qeveria ratifikon marrëveshjen me Poloninë për njohjen e sigurimeve shoqërore, Malaj: Me Greqinë ende në negociata