TIRANE- Provimet e Maturës Shtetërore do të mbyllen para zgjedhjeve të 21 qershorit. Udhëzimi nr. 8 i Ministrisë së Arsimit përcakton datat e katër provimeve të maturës, të cilat do të nisin në 23 maj dhe do të mbyllen në 19 qershor.

Provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës së Huaj, provimi i dytë do të jetë Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në datën 29 maj, në 9 qershor do të zhvillohet provimi i matematikës dhe 10 ditë më vonë do të zhvillohen provimet me zgjedhje.