Matura Shtetërore,nxënësit zgjedhin
për provim lëndët qytetari e anglisht

Matura Shtetërore,nxënësit zgjedhin<br />për provim lëndët qytetari e anglisht
TIRANË - Tradita e zgjedhjes së Qytetarisë si lëndë me zgjedhje në maturën shtetërore ka vijuar edhe këtë vit.
 
Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga provimeve me zgjedhje, bëhen të ditura edhe lëndët që janë përzgjedhur më shumë nga maturantët.

Qytetaria dhe anglishtja janë sërish edhe këtë vit dy lëndët e para të përzgjedhura të cilat shoqërohen nga gjeografia dhe Historia.

Burime nga Agjencia Kombëtare e Provimeve bëjnë me dije se trend ii zgjedhjes së qytetarisë si lëndë e parë është edhe për faktin se nga gjithë lëndët e tjera ajo ka më pak volum.

Për studentët që kanë zgjedhur anglishten si provim me zgjedhje për pranimet në universitet, të njëjtat burime bëjnë me dije se ky provim do të jetë më i vështirë se provimi me detyrim që maturantët zhvilluan pak ditë më parë.

Por në zgjedhjet e tyre nuk mbeten pas as lëndët e shkencave ekzakte sikundër janë biologjia, kimia e madhe edhe fizika e matematika.
Maturantët do të testohen për tri orë me radhë në të dy testet e lëndëve me zgjedhje të premten e 19 qershorit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë