Matura/ Propozohet ndryshimi i nenit që ndalon rishikimin e notës, Zhupa: Hiqeni që sot! Ministrja: Të gjejmë një rrugë që maturantëve të mos t’iu digjet aplikimi për universitet

Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjithë maturantët që do të kenë ankesa ndaj notës së marrë në provimet e Maturës mund të kenë mundësi që t’u rikontrollohet teza dhe tu rishikohet nota. Ndryshimi në nenin në Rregulloren e Maturës Shtetërore është propozuar në një takim që ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore. Gjithashtu ministrja bëri me dije se do të fillojë një vlerësim dhe rankim i gjimnazeve sipas cilësisë, bazuar në një paketë të re të vlerësimit të jashtëm.

“Edhe vendimet e gjykata ankimohen. Ne nuk jemi të pagabueshëm. Kështu që kjo ndryshuar.  Përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të maturës është prioritet për ne, prandaj ky diskutim do të vazhdojë me të gjithë aktorët e sistemit, me qëllim që të marrim vendime sa më të drejta. Tjetër ne kemi menduar një vlerësim të jashtëm për gjimnazet. Do të bëjmë një rankim të tyre, një rankim cilësor. Karta e performancës është një element që shkollat bëjnë një vetëvlerësim në bazë të kritereve dhe disa treguesve të matshëm. Ne bashkë me ASCAP duhet të hartojmë një sistem dhe disa kritere matëse se si të vlerësojmë gjimnazet dhe renditjet e tyre. Kjo do të ndihmonte edhe vetë gjimnazet për të parë se ku janë dhe për të bërë përmirësime në aspekte të caktuara", tha ministrja Kushi.

Për të rritur cilësinë në procesin e Maturës Shtetërore do të ketë një pilotim i një testi elektronik për maturantët që zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, me objektivin që në vitet e ardhshme të mund të shtrihet në të gjitha provimet e maturës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:32
Maturantëve u ndalohet rishikimi i notës, Zhupa: Shkelje e Kushtetutës, hiqeni që sot! Ministrja: Duhet gjetur një rrugë që mos t’iu digjet aplikimi për universitet

 

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka ngritur në Kuvend problematikën që maturantët nuk kanë mundësi të kërkojnë mundësinë për të rikorrigjuar testin. Sipas saj, kështu maturantët marrin notë më të ulët nëse teza është korrigjuar gabim dhe nuk kanë mundësi të kërkojnë rishikimin e saj. Zhupa akuzoi ministren se kanë shkelur ligjin e arsimit të lartë, Kushtetutën dhe Konventën Europiane. Zhupa tha se ky nen duhet të hiqet që sot.

“Ministrja arsimit e dinte që do vinte momenti i maturës, doja të përfitoj nga rasti për t’iu bërë ne dije sipas rregullores së ministrisë, korrigjuesit janë të pagabueshme, zoti dhe korrigjuesit e ministrisë, sipas rregullores s’ka të drejtë asnjë maturant që të ketë mundësi të bëjë rivlerësimin e notës. Nëse gabon merr një notë më të ulët, nëse një korrigjues gabon, ngel nota më e ulët e maturantit. Më vjen mirë që ka një lloj sensibiliteti pas pilafi, keni shkelur kushtetutën, konventën europiane, të drejtën e shkollës, ligjin e arsimit të lartë por mbi të gjitha dinjitetin e atyre maturantëve që shikonin që teza  e tyre ishte korrigjuar gabim dhe i thoshit është korrigjuar gabim po s’kemi ca bëjmë nota nuk ndryshohet. Kjo duhet ndryshuar që sot, i keni të gjitha mundësitë. Tezat i bëtë si i bëtë, sa i përket korrigjimit të kenë të drejtë për të marrë notën që i takon“, tha Zhupa.

Përgjigja i erdhi nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila i tha se ky nen ka qenë në fuqi prej kohësh që në udhëheqjen e PD-së si edhe të PS-së. Kushi theksoi edhe njëherë se ky nen po rishikohet dhe nuk e kanë diskutuar para provimeve për të mos shpërqendruar maturantë.

Ministrja tha se kjo do të kërkojë angazhim, pasi duhen ndjekur një procedurë në mënyrë që maturantëve të mos u digjet aplikimi për universitet, pasi koha është shumë e shkurtër, por nga ana tjetër numri i maturantëve është shumë i lartë. 

"Ju falënderoj që lexoni statuset e mia, se kam bërë një takim me drejtues të institucioneve shtetërore kiu kemi prezantuar gjetjet e grupit për ndryshimet në këtë provës. Për të mos i bërë konfuz menduam se këto propozime ti bëjmë pa sprovimeve. Një është ky, që nga rregullorja të hiqet neni që nuk lejon rivlerësimin e testit. Që në kohën tuja, tonën s’ka pasur rivlerësim testi. Ka qenë i ndaluar për arsye se koha pas provimeve deri në kohën për të vazhduar universitetin është shumë i shkurtër. Janë 30 mijë maturantë që japin katër teste, kjo kërkon kohë, vonon procesin për të aplikuar në universitete. Prej 15 ka një rregullore ku thuhet nuk lejohet rivlerësimi i testit. Duhet të gjejmë mënyrën sesi, për të mos u bërë pengesë. Jam dakord me ju, duhet të rivlerësohet. Ne do ta gjemë një mënyrë sesi t’ia japim maturantëve këtë të drejtë", tha Kushi.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/07/2022 02:04

    Pyetjet e matures duhen formuluar ne ate menyre, qe pergjigjet edhe kur jane me alternative, te mos lene shume hapesire qe te vene ne diskutim pergjigjen ose rezultatin,pra te jene si puna e levizjes se gureve te shahut.Sa per rankimin e gjimnazeve dhe te gjitha shkollave te te gjitha cikleve,ai ka ekzistuar qe ne kohen e Xhaxhit,por nuk ishte zyrtarisht.Po te pyesesh njerezit se kush kane qene shkollat me te mira dhe me te preferuara,e kupton qe kemi te bejme me cilesine e tyre dhe indirekt rankim te tyre.Tani duan t'a bejne dhe zyrtarisht.Nuk shikoj ndonje gje te gabuar ne kete mes,rendesi ka qe te shoqerohet me stimuj qe te nxisin permiresimin e cilesise.

    Përgjigju
  • Zen: 07/07/2022 13:05

    Qeveria nuk mund te bej rankim te sistemit publik qe ka ne ngarkim. Eshte pergjegjesi e autoriteteve publike qe te sigurojne te njejten cilesi ne cdo cep te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Bie popullsia: 07/07/2022 10:45

    Nese bie popullsia pas 20 vitesh (10%) e gjimnazeve dhe shkollave fillore do te mbyllen ose do kene vetëm 10 nxenes per klasa!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen