'Ne nuk jemi kavie', protestë edhe maturantët në Lezhë: Për të ditur ç'ka Turi në mendje duhet të jesh psikolog (VIDEO)

Maturantët e Lezhës i janë bashkuar atyre të disa qyteteve të tjera të cilët po protestojnë në lidhje me vlerësimin që është bërë për provimin e maturës të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ata u mblodhën në qendër të qytetit me pankarta në duar dhe me thirrjet 'ministri e turpit', ndërkohë që kërkuan ribërjen e provimit.

Një maturante deklaroi: "Ne zonja ministre nuk jemi këtu që të bëjmë një proestë të nisur nga opozita, por kemi ardhur këtu për të gjetur të drejtat tona. Një pyetje për Turi është shumë absurde. Ne jemi këtu dhe presim që qeveria të tregojë se qeveria na do dhe mendon për ne."

Ndërkohë një tjetër u shpreh: "Testi i letërsisë ishte ngritur mi një absurd pasi ne nuk kemi studiuar akoma psikologji për të parë trurin e Turit dhe për të ditur se çfarë do të bëjë ai."

Sakaq një tjetër maturante deklaroi: "Ne nuk jemi kavie eksperimentale. Po ta krahasojmë me testet e viteve të tjera shohim se s'ka përputhje. Po na largojnë nga ky vend. protesta do të vazhdojë dhe do shkojmë deri aty sa të bojkotojmë provimet e tjera. Jemi disa 18-vjeçar që na janë bërë padrejtësi."

Nga qendra e qytetit maturantët marshuan drejt godinës së Zyrës Arsimore, duke i vendosur pankartat me mbishkrime kundër tezëz në hyrje të këtij institucioni, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.


Lajmi kryesor:

Maturantët 2 orë protestë: Rikthehemi nesër pas provimit! 'Arsimi': Do rishihet shpërndarja e notave! Shahini: E stërpolitizuar


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja