TIRANE - Maturantët e këtij viti janë të prirur për lëndët shoqërore. Këtë e ka treguar edhe perzgjedhja që ata kanë bërë në plotësimin e formualarit A1. Nga 45 mijë nxënës të viteve të katërta, më shumë se gjysma e tyre kanë zgjedhur profilin shoqëror.

Lëndët më të preferuara sipas klikimeve në formularin elektronik për provimet e 29 qershorit janë Historia, Gjeografia e ndjekur nga Edukata Qytetare dhe Gjuha Angleze. Ata që kanë zgjedhur lëndët shoqërore synojnë universitetet e profilit shoqëror ndërsa të rinjtë që kanë zgjedhur lëndët shkencore kryesisht synojnë degët e Mjekësisë, Inxhinieritë dhe Shkencat Ekzakte.

Duket se ky raport nuk ka ndryshim nga viti i kaluar, pasi edhe një vit më parë lendët që ishinb preferuar më shumë nga maturantët ishin lëndët shoqërore. Ndërsa për të rinjët që kanë kryer shkollën e mesme vite më parë përfshirë dhe atë që kanë rezultuar mbetës osë nuk kanë marrë pikët e mjaftueshm për të vazhduar universitetin.

Gjithashtu dhe për ata që kthehen nga emigracioni për të hyrë në shkollë të lartë kanë filluar apliikimet për në universitet duke bërë plotësimin e formualarit A1 Z, që ka filluar që prej 15 prillit. Këtë vit provimeve të maturës shtetërore pritet t’i nënshtrohen rreth 50 mijë maturantë. Ashtu siç dihet tashmë provimi i parë nis me letërsinë që këtë vit do të zhvillohet në 31 maj.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimite cila ka deklaruar se shkalla e vështirësisë së provimeve do të jetë e ndarë në tri nivele: e thjeshtë, mesatare dhe pyetje për nxënësit që duan të marrin notën 10. Ndërsa për zhvillimi e provime dhe për të mos lejuar kopjimin, Ministria e Arsimit do të përdorë bllokuese për valët e telefonisë celulare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)