Maturantët protestë para MAS për
letërsinë: Pyetjet pa lidhje me testin

Maturantët protestë para MAS për<br />letërsinë: Pyetjet pa lidhje me testin
Dhjetëra nxënës të gjimnazit Partizani, kanë zhvilluar një protestë para dyerve të Ministrisë së Arsimit, duke kundërshtuar testin e letërsisë.

Sipas studentëve testi ishte i pakuptimtë dhe jo sipas teksteve shkollore.

Kishim tekstin jo letrar i cili nuk i përmbahej strukturës me të cilën ne jemi përgatitur, programit tonë pra. Aty kishte shumë pyetje të cilat nuk tentonin të mësonin mbi njohuritë tona por ishin pyetje kleçka,” – u shpreh një maturant.

Qëllimi i testeve është që të provojnë se sa ne kemi mësuar jo për të na kapur edhe për të na vënë teza që ishin të një vështirësie të shkallës olimpiade,” – shprehet një tjetër maturant.

Ndërsa në emër të ministrisë ka folur Rezana Vrapi, drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Provimeve, e cila theksoi se testet kanë qenë në rregull dhe nuk ka patur asnjë ankesë as nga mësuesit. 

"Nga gjithë grupi i mësuesve që ne kemi kontaktuar sot në orën 8:30 në ambientet e mjedisit asnjëri prej tyre nuk ngriti qoftë edhe pretendimin më të vogël në lidhje me cilësinë e testit dhe ju them që janë mësues të shkollave qendrore të Tiranës dhe të Durrësit, flas për mjedisin e korrigjimit në Tiranë pra nga Qemal Stafa, shkolla Çajupi, shkolla Sami Frashëri, Ismail Qemali, shkolla Naim Frashëri dhe Gjergj Kastrioti në Durrës dhe asnjëri prej tyre deri tani nuk më ka ngritur ndonjë pretendim të tillë," - tha Vrapi.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin