Maturantja nga Durrësi
nga piktore në biznesmene

Maturantja nga Durrësi<br />nga piktore në biznesmene
“Isha në plazh dhe për kënaqësinë time nisa të vizatoja portretin e një fëmije në një copë letër. Papritmas më afrohet një piktore e cila po shëtiste afër meje, u afrua dhe më tha: ‘Bravo, ti je e talentuar’. Isha vetëm dymbëdhjetë vjeçe në atë kohë kur piktorja zbuloi talentin tim për pikturën, ishte thjesht fat“.

Kaq do të  mjaftonte që 18-vjeçarja nga Kruja, por me banim në Durrës, Artieda Haliti do të projektonte të ardhmen e saj nëpër piktura apo ekspozita të ndryshme për të prezantuar pikturat e për të shndërruar talentin në një biznes vetjak.

Edhe pse është ende e re në moshë, Artieda i ka shumë të qarta objektivat për të ardhmen e saj. Ajo dëshiron që të investojë në atë që ajo di të bëj më mirë, të pikturojë. Edhe pse është maturante, ajo gjen kohën për të punuar. Artieda Halitit pikturon krijime për klientët artdashës të cilët e porosisin atë.

Klientela e saj sapo është krijuar pasi ajo është ende në fillimet e saj, por edhe pse në një kohë të shkurtër, Artieda ka korrur sukses me pikturat e saj nëpër konkurse apo ekspozita të ndryshme.

Për një vit ajo ka shitur 20 piktura, kryesisht portrete të porositura nga klientët. Në vitin 2016 18-vjeçarja ka fituar 400 euro, por duke përllogaritur shtimin e klientelës së saj kohët e fundit, mendon se fitimet do të jenë më të mëdha në vitet në vijim. Për këtë arsye Artieda dëshiron të këtë biznesin e saj, nje dyqan ku të shes pikturat.

[gallery]20242[/gallery] 
Artieda çfarë është për ju piktura?
Piktura për mua është një botë e magjishme, e zhytur mes bojrave dhe idealizimave  ku shpesh herë humbet në botën imagjinare që nuk di të dalësh më. Kërkoj perfeksionin nga vetja, pikturoj për orë të tëra por nuk lodhem, përkundrazi piktura për mua është një kënaqësi.
 
Sa piktura keni bërë deri tani? Dhe cila është piktura jote e preferuar?

Kam bërë 100 piktura të llojeve dhe përmasave të ndryshme, ku disa janë riprodhime e disa të tjera janë krijime autentike të miat. Gjithçka ka nisur shumë natyrshëm që kur isha e vogël, kur unë isha duke vizatur një fëmijë në plazh, por piktura ime ra në sytë e një piktoreje e cila po shëtiste afër meje dhe e vlerësoi. Ajo më tha që jam e talentuar duke më këshilluar që të punoj më fort për tu rritur profesionalisht. Që atëherë unë kam marrë leksione nëpër kurse për pikturën. Pikturoj portrete klasike, peisazhe, piktura murale, natyra të qeta, piktura impresioniste të cilat janë vlersuar nga shumë njerëz, kryesisht nga një shkrimtar gjerman Theo Auer. Ky shkrimtar u njoh me pikturat e mia gjatë një ekspozite në Durrës. Mua më pëlqen të pikturoj më shumë piktura portrete klasike, për të cilat kam marrë dhe shumë porosi nga kilentë të ndryshme për të pikturuar portretin e të afërmve të tyre.
 
Ju thatë pak më parë se punoni duke bërë piktura me porosi nga klientët. Sa piktura keni shitur deri më tani?
Pikturat e mia kanë filluar të shiten dhe të kërkohen nga klientët dhe artdashësit që kur hapa ekspozitën time të parë. Që prej këtij momenti porosit nga klientet janë rritur ndjeshëm. Ekspozita ime e parë personale është hapur në vitin 2015 të Pallati i Kulturës në Durrës dhe për një vit unë kam  shitur afro 20 piktura dhe kam fituar gjithsej 400 euro. Jam në hapat e mia të para, mendoj se kam akoma shumë punë për të bërë.
 
Cila është piktura më e shtrenjtë që keni shitur?

Kam shitur një pikturë me vlerë 120 euro, me peisazhin e detit të Durrësit në çastet e perëndimit me dy varka. Tek varkat vërehen qartë detaje të vogla si psh rrjetat që përdorin peshkatarët për të kapur peshk. Kam përdorur ngjyra të ngrohta, të ëmbla që të jënë të kënaqshme për syrin e njeriut si dhe të përcjelli tek ne ndjenjën emocionale të pikturës dhe qetësinë shpirtërore.
 
Ku i keni shitur pikturat ju? Keni dyqan tuajin qe i shisni?

Disa nga pikturat janë shitur nëpër ekspozita. Ndërsa disa të tjera janë shitur në Galerine e Arteve në Plazh, në të cilën edhe bëj kurs pikture edhe ekspozoj pikturat që kam bërë, ku disa prej krijimeve të mia artistike janë shitur.
 
Ju e konsideroni pikturën një punë?
Në fakt deri tani fitimet janë të vogla, dhe një pjesë e lekëve që fitoj nga shitja e pikturave shkojnë për të blerë bojërat apo penelat. Edhe pse kam bërë 100 piktura, mungesa e një vendi ku ti tregtoj apo ti reklamoj vazhdimisht, me kufizon në shitjen e tyre, si pasojë edhe vjeljen e të ardhurave nga pikturat. Për momentin do ta cilësojë veten në punë part-time duke qenë se punoj vetëm me porosi deri më tani, por dëshiroj të hap një biznes timen.
 
A mendoni ta vazhdoni më tej pikturën apo do të mbetet thjesht hobi?

Sigurisht që do ta vazhdoj më tej. Përveç kurseve, dëshiroj që studimet e shkollës së lartë ti vazhdoj për Art-Dizain. Por përpos kësaj, dua të hap një dyqan me pikturat e mia për ti shitur. Në fakt dua që biznesin tim ta hap në Tiranë, pasi supozoj qe klientela dhe arti pëlqehet dhe vlerësohet më shumë në Tiranë.
 
Pse kjo zgjedhje? Pse një dyqan me piktura?

Mendoj se njeriu duhet të shfrytëzoj sa më mirë potencialet që ka. Vlersimet apo çmimet fituese nëpër konkurse më kanë dhënë besim në vetvete dhe dua ta shfrytëzoj sa më mirë talentin për pikturën. Dua që të investoj në atë që di të bëj më mirë. Të vazhdoj të pikturoj dhe të ndiej magjinë e artit.
 
Cili është mesazhi për moshatarët tuaj?
Të gjesh një vend pune sot është shumë e vështirë, dhe për këtë arsye kam menduar që të kem një dyqan ku të mund të pikturoj dhe të shes pikturat e mia. Për mendimi tim është më lehtë të punosh për veten. Sigurisht hapja e një biznesi kërkon kosto, por çdo gjë mund të arrihet. Mesazhi për moshatarët e mi është që të investojnë në atë që dijnë të bëjnë më mirë, në atë që i bën ata të lumtur, sepse nëse ti e pëlqen punën që bën, suksesin e ke të garantuar.
 
Ju thatë që keni marrë pjesë në ekspozita dhe konkurse artistike ku dhe keni fituar çmime. Më përmendni disa prej tyre si dhe çmimin tuaj të parë?
Në moshën 15 vjeçare kam marrë pjesë për herë të parë në një konkurs artistik ku dhe jam vlersuar me një çmim. Pra u kurorëzova me një cmim fitues që në konkursin tim të parë, gjë e cila më dha forcë për të punuar akoma më shumë. Konkursi organizohej nga Union i Artistëve pa kufi dhe jam prezantuar me pikturën e Kalasa së qyteti të Durrësit, me të cilën kam fituar vendin e tretë. Ndërsa më 20.12.2015 kam marrë pjesë në konkursin e organizuar nga Akademia Europiane e Arteve ku kam fituar çmimin e parë. Në këtë konkurs jam prezantuar me portretin e shkrimtarit Dritëro Agolli e cila është pëlqyer shumë. Përveç konkurseve, kam marrë pjesë në ekspozita të ndryshmë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo qe dua të theksoj dhe që ka ndikuar pozitivisht në karrieren time artisike apo dhe përfitime monetare, është ekspozita personale, që kam hapur vetem me krijimet e mia e cila është hapur në 2014. Ekzpozita përkoi me 70 vjetorin e çlirimit të vendit dhe u cilësua nga artistët e artit si ekspozitë e 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Le të themi që ky ishte momenti ku unë jam promovuar realisht si një artistë. Njerëzit vinin dhe shikonin me interes pikturat e mia që ishin të ekzpozuar te Pallati i Kulturës në Durrës dhe ndihesha realsih shumë mirë. Që prej këtij momenti kërkësat nga klientët për të pikturuar portrete për të afërmit e tyre u rritën.
 
Cilat janë projektet e tua në të ardhmen?

Përveç faktit qe dua të hap një dyqan ku të shes pikturat, po punoj për të hapur një ekspozitë të dytë personale me motivacione patriotike, ku në piktura përveç peisazheve të ndryshme do të gdhenden element patriotik apo flamuri shqiptar. Jam shumë entuziaste për këtë ekspozitë dhe mendoj se do të jete një sukses. Aktualisht jam në pritje të ndarjeve të çmimeve në konkurset ndërkombëtare që kam marrë pjesë, duke shpresuar se do të kurorëzohem me nje tjetër çmim fitues.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Rusia do të ndërtojë central bërthamor ‘jetik’ në Uzbekistan

Rusia do të ndërtojë central bërthamor ‘jetik’ në Uzbekistan