TIRANE - Në prag të ndeshjes me ekipin e Norvegjisë shumë nga protagonistët kuqezi besojnë se do të arrijnë një rezultat pozitiv. Mërgim Mavraj e shikon Norvegjinë si kyçe për kualifikimin në Botëror duke deklaruar se grupi do të japë maksimumin për të fituar me cdo kusht.
"Tani jam fokusuar vetëm tek pushimet, pasi kam nevojë të rikarikoj bateritë pas një edicioni të gjatë në Bundesligë. Jam optimist dhe besoj te grupi, edhe pse kemi disa mungesa të rëndësishme mendoj se ata që do të zbresin në fushë do të japin më të mirën përballë Norvegjisë.
Norvegjia do të luajë ndryshe nga ndeshja e Oslos dhe forma e tyre do të jetë edhe më e mirë. Shqipëria do të tregojë vlerat, ashtu siç ka bërë deri tani. Ne jemi një grup i ri, por shumë i bashkuar, ku mbizotëron shpirti i sakrificës. De Biazi do të dijë të studiojë ashtu si duhet kundërshtarin për ta neutralizuar" deklaron Mavraj.
Ndërsa në faqen e 'Facebook' Ergys Kace ka reaguar kundër vendimit të Shaqirit, i cili deklaroi se nuk u lejua nga FIFA për të mbajtur flamurin kuqezi. "Pas vendimit për të mos luajtur me kombëtaren shqiptare, Shaqiri po na turpëron përsëri duke me veprimet dhe deklaratat" shprehet Kace, i cili i referohet deklaratës së FIFA, se nuk e ka penguar Shaqirin të mbajë flamurin shqiptar.
Ndërsa kombëtares, Kace pritet që t'i bashkohet në ditët në vijim në grumbullimin në Durrës. De Biasi deklaroi dje se Kace nuk është e sigurt nëse do të zbriste në fushë nga minuta e parë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com