GJERMANI - Mërgim Mavraj që luan me ekipin e Greuther Furth në Bundesligë shprehet se do të largohet nga ekipi në fund të edicionit, por nuk jep emra se ku do të vazhdojë karrierën. Ndërsa në lojë për shërbimet e tij është edhe Shalke 04.
"Kemi tentuar disa herë që të vazhdoj bashkëpunimin, por nuk ka më asnjë arsye që të më lidh me Greuther Furth. Vendimi definitiv ka ardhur me faktin që ekipi nuk do të garojë në Bundesliga edicionin tjetër”. Mavraj cilësohet nga mbrojtësit më cilësor të Bundeligës, por heziton të thotë emrat e ekipeve që janë interesuar për shërbimet e tij.
“Jam në një pozicion ku mund të zgjedh ofertat, pasi kam shumë opsione. Do të mendoj mirë e mirë para se të vendos më të mirën për vete. Nuk mund të përmend emra të ekipeve ku mund të vazhdoj karrierën, edhe pse i di ato
Më mirë është t’i mbaj sekret. Por mund të them se ato vijnë nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Turqia. Përparësi do të kenë ekipet gjermane të Bundesligës dhe gjasat janë që unë të mbetem sërish në futbollin gjerman. Por, nëse dështoj atëherë do të shikoj ofertat tjera” përfundon Mavraj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com