Mavraj: Loja e Panuccit 
më e bukur se e De Biasit

Mavraj: Loja e Panuccit <br />më e bukur se e De Biasit<br>
Qendërmbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, tha sot në përfundim të ndeshjes me Italinë se stili i lojës së De Biazit është i ndryshëm nga ai i Panuccit. Në një intervistë për TVSH ai u shpreh se loja e Panuccit është më e bukur për tifozët, por jo gjithmonë shoqërohet me rezultat.

Çfarë skuadre gjetët pasi erdhët nga pezullimi?
Me Spanjën ishte e vështirë të ishim kompakt, ndërsa sot ishim të guximshëm. I krijuam shumë vështirësi Italisë.

Ju duhej 5% fat?
Nuk është vetëm fati. Duhet të luftosh edhe më shumë për të bërë gol. Por ne e dimë që kur hapesh më shumë, rrezikon dhe I krijon hapësira italianëve.

Jeni 55%-45% për italianët. Cili është ndryshimi i Panuccit me De Biasin?
Mënyra e lojës dallon komplet. është ndryshe nga De Biassi. Por gabojmë nëse çdo ndeshje e krahasojmë me tjetrën. Të luash në Itali, është ndryshe nga ajo në shtëpinë tonë. Sot ishte një mundësi shumë e madhe për të marrë pikë. Ne duhet të mësohemi pak. Me Maqedoninë nuk ishim aq guximtarë sa ç’kishte dëshirë trajneri.

Renditja në vend të tretë. është rritur kombëtarja, deri ku mund të shkojmë…
Pas ndeshjes me Maqedoninë më pyetën: pse jemi duke rënë. Dy javë më vonë më pyesnin: pse Shqipëria po përmirësohet. Gjërat po ndryshojnë shumë shpejt. Mënyra e lojës po ndryshon. Kjo mënyrë loje është më e bukur për tifozët, por nuk do të thotë se vijnë automatikisht edhe rezultatet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt